Frankfurti i vë zjarrin, Napoli hakmerret në fushë
Dopieta e Osimhen dhe Zielinski përkulin miqtë
Ultrasit gjermanë shkaktojnë trazira, por eliminohen
Rishkrimi i historisë duket se është mis ioni i Luçiano Spaletit në Napoli, madje edhe në Itali dhe në Europë. Kryesuesit e Serisë A, më saktë skuadra që po pret vetëm matematikën për t’u shpallur kampione është madhështore edhe në Europë, duke qenë se rekordeve në Itali po i shtojnë edhe të tjera në Champions, ku ndeshje pas ndeshjeje jo vetëm po bëhen më të frikshëm, por nuk kanë frikë që të renditen edhe si pretendente për suksesin final. Por nëse deri atëherë ka ende shumë prova për të kaluar, Napoli tregoi se të paktën nuk i trembet as flakëve që u shkaktuan nga tifozeria ultrase e Frankfurtit përpara ndeshjes, e cila për gati dy orë shkaktoi trazira të rënda, theu lokale dhe u vuri flakën makinave të policisë, ndonëse në fund u kthyen të mposhtur dhe të asfaltuar nga skuadra e Spaletit, e cila u hakmor bindshëm në fushën e lojës. Heroi i sezonit të të kaltërve, Viktor Osimhen, nderoi edhe njëherë tjetër emrin e madh të stadiumit ku u luajtur sfida e djeshme, me “Diego Armando Maradonën”
e mbushur sërish në maksimum, i cili shijoi një tjetër natë magjike. Bomberi nigerian vulosi suksesin 3-0 me një tjetër dopietë, ndërkohë që pati festë edhe për Zielinskin, i cili u tregua i saktë nga 11 metrat. Pas 180 minutave lojë, rezultati i
përgjithshëm 5-0 e bën Napolin një kundërshtar shumë të rrezikshëm për 7 skuadrat e tjera të mbetura në garë për Ligën e Kampioneve, të cilat do të presin shortin të premten, për një çerekfinale, që në Napoli do të shijohet si një tjetër natë feste...