Panorama Sport (Albania)

Derbi bën diferencën, ja sa ndiqet Superiorja

Mesatarja e përgjithsh­me, ndikim të madh ka Tirana-partizani

- VLADIMIR MEMA

VËZHGIMI/ 1345 tifozë për ndeshje në stadiumet e elitës

Futbolli shqiptar prej vitesh vuan nga mu ngesa e tifozëve në shkallët e stadiumit. Kjo për shumë arsye, duke nisur nga cilësia, mungesa e besimit, ekipet pa stadium që luajnë në fusha neutrale, si edhe qytetet që po shpopulloh­en dita-ditës. Edhe këtë sezon, stadiumet kanë qenë të boshatisur­a, me përjashtim të ndeshjeve të caktuara, ku veçohet derbi i kryeqyteti­t, Tirana-partizani, me interesin që vjen në rritje dhe në një farë mënyrë përligj faktin se një ndeshje futbolli luhet për tifozët. “Panorama Sport” i ka bërë një skaner 25 javëve kampionat në elitën e futbollit shqiptar dhe është për të ardhur keq që në pjesën dërrmuese të sfidave, nuk ka njerëz. Sakaq, Tirana është ekipi me më shumë të pranishëm në ndeshjet që kanë pasur, sidomos në transferta, duke ngjallur edhe interesin e tifozëve kundërshta­rë. Nga ana tjetër, Partizani është ekipi me më shumë tifozë në sfidat që ka luajtur si pritës. Podiumi më pas plotësohet nga Vllaznia. VËZHGIMI

Duke iu referuar shifrave të çdo ndeshjeje dhe jave të kampionati­t shqiptar, në total në 125 takime të zhvilluara deri më tani, kanë qenë të pranishëm në stadium 168 mijë e 150 tifozë. E përkthyer në shifra, i bie mesatarish­t 1345 tifozë për ndeshje, një numër shumë i ulët, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për kampionati­n elitar të futbollit në vend. Ndeshja me më shumë të pranishëm gjatë këtij sezoni ka qenë ajo e javës së 15-të, në derbin midis Tiranës dhe Partizanit, e cila kishte 15 mijë tifozë. Në derbin e parë të sezonit, atë të javës së 6-të kishte 14 mijë e 500 dhe atë të fundit, ishin 13 mijë e 900 të pranishëm në “Air Albania”. Mirë

 ?? ?? Çast nga derbi i fundit Partizani-tirana 2-0
Çast nga derbi i fundit Partizani-tirana 2-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania