Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, Hoxhaj: Deri në fund për të dy trofetë

- Përgatiti: ADMIR URUÇI

Ardit Hoxhaj shpreson që rivali i Vllaznisë në gjysmëfina­let e Kupës së Shqipërisë të jetë Tirana. Sulmuesi i shkodranëv­e e ka pohuar në një intervistë për emisionin "Panorama Sport" në "Panorama TV", ku ka treguar se kë sheh si rivale në Kupë, por edhe në kampionat. Ai ka shpjeguar se kampionati mbetet fokusi kryesor.

NDESHJA - "Mendoj se ne e filluam shumë lehtë ndeshjen ndaj Partizanit. Në pjesën e dytë e pamë që mund të ishim eliminuar nga kjo ndeshje. Në pushim folëm dhe biseduam që të zhbllokohe­shim më shumë. Arritëm në pjesën e dytë të bënim më mirë dhe kishim rastet tona".

JOSA - "Trajneri, pikë së pari, pas ndeshjes na kompliment­oi, pavarësish­t se bëmë një ndeshje jo të mirë. Tani të vazhdojmë punën, ndeshja e radhës është me Laçin dhe ajo e Kupës iku".

KUPA DHE KAMPIONATI - "Besoj se shanset janë, duhet të fokusohemi që të bëjmë punën tonë më së miri. Ne do të bëjmë maksimumin të ecim sa më shumë në të dyja kompeticio­net, shpresojmë ta realizojmë. Kampionati

është vazhdimësi, një ndeshje Kupe edhe mund ta luash, por Superiorja është vazhdimësi. Aty do të fokusohemi më shumë dhe në fund të realizojmë objektivin tonë".

NË GJYSMËFINA­LE "Unë pashë edhe intervistë­n e presidenti­t që donte ekipin e Tiranës. Edhe unë do të doja të ishte një gjysmëfina­le e tillë, do të ishte e bukur për ne, dy ekipe të mëdha. Do të shpreheshi­m më mirë me një skuadër si Tirana. Teuta dhe Egnatia mendoj se janë ekipe cinike. Kemi pasur probleme me ta dhe nuk do të doja t'i kisha në gjysmëfina­le. Tirana është ndër më të mirat, do ta vlerësojmë nëse na bie dhe shpresojmë të kualifikoh­emi".

KREU - "Gjashtë pikë në kampionati­n tonë nuk është as pak e as shumë. Ndeshja jonë kryesore për vazhdimësi­në është ajo që kemi me Laçin ditën e diel dhe me një rezultat pozitiv shpresoj dhe kam besim se do të jemi konkurrent­ë të fortë deri në fund. Nuk do t'ia bëjmë të lehtë rrugëtimin drejt titullit asnjë skuadre".

"TË FORTIT" - "Përveç Tiranës, mendoj se Partizani ka një ekip shumë të mirë. Por dua të vlerësoj Egnatian, se është ekip i kompletuar, janë ekip

cinik dhe i vlerësoj ata, jo vetëm Partizanin e Tiranën.

KAMPIONAT UNIK - "Kam 10 vite në Superiore dhe kampionat si ky këtë vit nuk kam parë asnjëherë, kaq shumë ngjeshje. Shohim Kukësin që ishte në zonën e rënies dhe sot kanë pretendime për Europën. Me dy ndeshje shkon në Europë, me dy humbje në 'play off', për të rënë. Janë shumë pikë në lojë dhe normalisht është e hapur gjithçka".

RIVALËT - "Për momentin ekip të fortë shoh Egnatian. Është shumë e vështirë për titullin. Tirana është shkëputur dhe Egnatia nuk mendoj se e ka të lehtë. Por e shoh më shumë rivale te pjesa e Europës, do të jetë një garë shumë e fortë. Kushdo që del, nuk do ta ketë të lehtë".

LAÇI - "Takimin e radhës ndaj Laçit e shoh një ndeshje shumë të vështirë për ne se Laçi vjen nga ndeshje jo të mira që ka zhvilluar dhe mendoj se në momentin që ka ndeshje brenda, për ata është ndeshje jetë a vdekje, se dihet që aty bën lojë të fortë e agresive. Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë padyshim për ne".

E ARDHMJA - "U bë viti i tretë këtu në Shkodër, ndihem shumë mirë, jo vetëm me ambientin në klub, por edhe me qytetin e të gjitha. Kam krijuar shumë miqësi në Shkodër edhe jashtë sportit, ndihem njëlloj si në Vlorë. Kishte interesim nga klube të tjera, por unë jam në kontratë me Vllazninë dhe nuk mendoj se është mirë që të përmend çfarë ka kaluar. Të them të drejtën jam shumë i fokusuar te ky vit i fundit i kontratës me Vllazninë, dua të realizoj objektivat me ekipin. Të them të drejtën ka dëshirë edhe nga Vllaznia, edhe nga unë për vazhdimësi­në. Por jemi ende herët, kemi objektiva për të realizuar e pastaj të ulemi për të diskutuar", tha Hoxhaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania