Panorama Sport (Albania)

Bekim Kuli: Me Partizanin si finale, nuk dalim pa pikë

-

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë përballë Tiranës, Kastrioti është fokusuar tërësisht në kampionat dhe ka nisur përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit. Për "Panorama Sport" ka folur ndihmëstra­jneri i krutanëve, Bekim Kuli. Sipas tij, është një ndeshje mes dy ekipesh me pretendime të rëndësishm­e, megjithëse ekstreme. Kastrioti kërkon mbijetesën, ndërsa Partizani do titullin. Ish-fantazisti, pavarësish­t simpatisë që ka për të kuqtë, ku ka kaluar një pjesë të karrierës, është i bindur se i ka dhënë skuadrës dozën e duhur për të ndalur "demat" dhe për të dalë me pikë nga kryeqyteti.

Kuli, si e prisni ndeshjen ndaj Partizanit?

Për Kastriotin është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, pasi pikët që kemi grumbullua­r deri tani nuk i kemi në avantazhin tonë. Kështu që jo vetëm kjo ndeshje ndaj Partizanit, por çdo betejë për ne është një finale. E njëjta gjë ndodh edhe me të tjerat, pasi ky kampionat është shumë i ngjeshur, i vështirë dhe i paparashik­ueshëm. Jam i bindur se së bashku me trajnerin Çela i kemi dhënë dozën e nevojshme ekipit për të përballuar një ekip si Partizani.

A keni besim se nuk do të dilni pa pikë nga kjo përballje?

Siç e thashë edhe më parë, tani nuk ka më ekipe të dobëta apo të forta. Kampionati ka arritur në një moment ku ekipet janë bërë të gjitha të forta. Nga java në javë kampionati po i afrohet fundit dhe çdo ekip ka objektivat e vet dhe do të luftojë fort për t'i arritur.

Si e prisni këtë ndeshje?

Mendoj se ndeshja do të jetë shumë e luftuar dhe e fortë nga të dyja ekipet dhe kam mendimin se kjo ndeshje nuk ka favoritë. Do të jetë një ndeshje e hapur dhe e fortë, si për të kuqtë, ashtu dhe për ne. Ne do të shkojmë me qëllimin që të mos dalim pa pikë. Partizani kërkon të marrë pikët në shtëpinë e vet. Kam besim se do ta ndalim Partizanin. SHKËLQIM HASANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania