Panorama Sport (Albania)

KATEGORIA I DHE II

-

* Klubet e renditura në vendet 1 dhe 2 të Kategorisë së Parë ngjiten direkt në “Abissnet Superiore” pas përfundimi­t të këtij sezoni.

* Klubi që renditet i pari shpallet kampion për sezonin 20222023.

* Skuadrat e renditura në vendet 3, 4, 5 dhe 6 do të luajnë ndeshje “play off”-i për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e 8-të të “Abissnet Superiore” sipas skemës së mëposhtme:

* 3-6

* 4-5

* Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në stadiumin e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim­in e përgjithsh­ëm.

* Në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikoh­et për në ndeshjen finale.

* Ndeshja finale e “play off”-it do të zhvillohet me një takim në stadiumin që do të përcaktohe­t nga FSHF-JA.

* Ndeshja mes fituesit të “play off”-it të Kategorisë së Parë dhe ekipit të vendit të tetë në Superiore do të luhet në stadiumin e klubit të renditur në vendin e tetë. * Në përfundim të sezonit përkatës në Kategorinë e Parë, klubet e renditura përkatësis­ht në vendet 11, 12, 13 dhe 14, zbresin direkt në Kategorinë e Dytë. * Në përfundim të sezonit përkatës, klubet e renditura përkatësis­ht në vendet 9 dhe 10 do të luajnë një ndeshje me një takim përkatësis­ht: Vendi i 9-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off” me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Vendi i 10-të i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje “play off”i me një takim me ekipin fitues të “play off”-it të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Ndeshjet e “play off”-it do të zhvillohen në një stadium të përcaktuar nga FSHF-JA. * Klubet që në përfundim të sezonit renditen në krye të tabelës së klasifikim­it në Grupet A dhe B të Kategorisë së Dytë, ngjiten automatiki­sht në Kategorinë e Parë. Për të shpallur ekipin kampion të Kategorisë së Dytë, do të zhvillohet një ndeshje finale me një takim mes vendeve të para të Grupeve “A” dhe “B” në një stadium të përcaktuar nga FSHF-JA. * Skuadrat e renditura në vendet 2, 3, 4 dhe 5 të Grupeve A dhe B do të zhvillojnë ndeshje “play off”i me sistem eliminimi brenda grupit përkatës, sipas skemës së përcaktuar: Vendi i 2-t¸ luan ndaj vendit t¸ 5-t¸ dhe vendi i 3-t¸ luan ndaj vendit t¸ 4-t; Ndeshjet do të zhvillohen me një takim në fushën e skuadrës së renditur më mirë në klasifikim. Në rast barazimi pas 90 minutave lojë të rregullt, skuadra e renditur më mirë në klasifikim kualifikoh­et për në ndeshjen finale. Ndeshja finale do të zhvillohet në një stadium të përcaktuar nga FSHF-JA. Në rast barazimi të ndeshjes finale pas 90 minutave të lojës së rregullt do të zhvillohen 2 x 15 minuta kohë shtesë. Fituesja e “play off”-it e Grupit A dhe B do të zhvillojë ndeshje finale me vendin e 9-të dhe të 10të të Kategorisë së Parë.

* Në përfundim të sezonit, klubet e renditura përkatësis­ht në vendin e 10-të dhe 11-të të Grupit A bien menjëherë nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Tretë. Në përfundim të sezonit, klubet e renditura përkatësis­ht në vendet 11 dhe 12 të Grupit B bien menjëherë nga Kategoria e Dytë në Kategorinë e Tretë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania