Panorama Sport (Albania)

Xhafa: I dua të dyja në elitë, por fiton Flamurtari

“Vlonjatët favoritë. Mehmeti-pinari, zgjidhje për Dinamon”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ Ish-sulmuesi zgjedh “ADN”-NË: Tifoz që në lindje

Dëshiron që t’i sho hë të dyja në elitë, por këtë herë tifo bën për ekipin e zemrës. Fjodor Xhafa e ka ndarë karrierën mes Flamurtari­n e Dinamos dhe askush më mirë se ai nuk mund të kalojë në skaner këtë supersfidë, që ka aromë superiorej­e. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport, ish-sulmuesi sheh favoritë vlonjatët. Jep një apel të fortë stafin dhe futbollist­ët kuqezinj, por jashtë vëmendjes nuk i lë as kryeqyteta­sit. Mendon se drejtuesit kanë bërë zgjedhjen e duhur me dyshen Mehmeti-pinari në stol, “uria” e të cilëve do t’i çojë përpara.

Flamurtari pret Dinamon. Si e shikon Xhafa këtë përballje?

Ka ardhur koha që Flamurtari­t nuk i lejohen më gabimet. Aq më tepër edhe në sfidat e mëparshme me ata që janë quajtur rivalë në letër, ka treguar forcën e vet. Unë mendoj se Flamurtari do të bëjë detyrën e shtëpisë.

Me kë jeni në këtë ndeshje, pasi keni luajtur për të dyja ekipet?

Pavarësish­t se mua më

është dashur të luaj në disa skuadra gjatë karrierës sime si futbollist dhe kam dhënë maksimumin, ADN-JA ime është e lidhur ngushtë Flamurtari­n. Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje.

Domethënë, të hënën jeni tifoz me Flamurtari­n...?

Po, po, që kur kam lindur. (qesh)

Keni një parashikim që mund të guxoni ta bëni?

Parashikim­et nuk para më

dalin, por mendoj favorit Flamurtari­n. Nuk më shkon mendja për gjë tjetër.

Po bëhet një garë “e frikshme” për dy vende. Por kë shikoni në Superiore mes Skënderbeu­t, Flamurtari­t dhe Dinamos?

Mendoj që Flamurtari po. Ja uroj edhe Dinamos, duke qenë se ka qenë pjesë imja dhe nuk po hyj më tej tek analizat. Ia uroj që të shoqërojë Flamurtari­n.

Si e shikoni Dinamon aktualisht?

I njoh mjaft mirë si trajnerë, qoftë Mehmetin, por edhe Pinarin që e kam shumë mik. Janë djem të rinj që kanë ego për të ecur para. Janë të uritur në këtë pozicion. Mendoj se edhe Dinamo do të hyjë në rrugën e duhur.

Meqenëse luhet me drita dhe në orar elite, keni një thirrje për tifozët?

Unë mendoj se nuk ka nevojë për thirrje. Është një ndeshje Superiore. Prej shumë kohësh tifozët e Vlorës nuk kanë parë një ndeshje të tillë.

Flamurtari humbi në Pukë, mendoni se e vështirëso­i situatën kjo për objektivin? Me organikën që ka, aspak. Ndeshja e Pukës ishte pak delikate, duke pasur parasysh që kishte shumë lojtarë të huaj në organikë dhe normal që nuk janë përshtatur dhe ambientuar me mentalitet­in dhe situatën e disa fushave. Mund të ketë qenë luftë e ashpër, por sido që të jetë, në çdo fushë duhet të japë dhe të marrë maksimumin.

Idrizi është shprehur se kërkon vetëm fitore, u fol dhe për penalizime dhe do vendin e parë...?

Ky ka qenë objektivi kryesor, jo vetëm në këto momente që po flasim, por që në fillim të sezonit. Nuk po dalin tani këto gjëra. Kushdo që ka ardhur këtu, qoftë trajnerë apo lojtarë e kanë pasur të qartë që ky është një objektiv i panegociue­shëm. Është më se normale që të vazhdojnë pretendime­t për diçka të tillë.

 ?? ?? Dinamo-flamurtari 1-5
Çast nga ndeshja e fazës së parë
Dinamo-flamurtari 1-5 Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ?? ?? Fjodor Xhafa, ish-lojtar i Flamurtari­t dhe Dinamos
Fjodor Xhafa, ish-lojtar i Flamurtari­t dhe Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania