Panorama Sport (Albania)

Bardhi nuk dorëzohet: Janë edhe 7 finale, shkojmë në Superiore

“Misioni u vështirësu­a mjaft, por asgjë s’ka mbaruar”

- FATJON RUPI

DINAMO/ Presidenti zhdramatiz­on situatën para Flamurtari­t

Kanë bërë hapa pra pa në misionin “Superiore”, por as që kanë në plan të dorëzohen. Dhe me të drejtë, kur dihet që janë plot 21 pikë në lojë. Llogaritë për Dinamon janë komplikuar vërtet dhe gabimet i kanë zyrtarisht të ndaluara, por asgjë nuk ka mbaruar. Si për të evituar presionin, mendon vetë presidenti. Kur na ndajnë tri ditë nga supersfida me Flamurtari­n, Ardian Bardhi mundohet që të zhdramtizo­jë situatën. E pranon që e kanë vështirësu­ar rrugëtimin, por është i bindur që reagimi nuk do të vonojë dhe në fund të këtij sezoni skuadra do ta kapë elitën.

MISIONI “SUPERIORE”

Në një prononcim për “Panorama Sport” ai rrëfen edhe kërkesën e vetme që ka: që Dinamo të tregojë veten në 7 ndeshjet e mbetura, duke nisur nga kjo me Flamurtari­n. “Situata u vështirësu­a mjaft dhe kjo është e vërteta. Dihet që ishim 4 pikë para dhe tani kemi zbritur në vend të tretë. Por kemi edhe shtatë ndeshje përpara.

Janë shtatë finale, që Dinamo duhet t’i fitojë. Pavarësish­t asaj që ka ndodhur së fundmi, ne kemi shumë besim se do ta arrijmë objektivin e ngjitjes në Superiore. Do ta karikojmë skuadrën për të dhënë më të mirën në këto shtatë finale”, tha fillimisht numri një i klubit. SITUATA DHE LLOGARITË

Në kampin blu janë përpjekur të lënë pas krahëve humbjen tronditëse me Apoloninë dhe të përgatisin si duhet transfertë­n vlonjate, ku së paku duhet shmangur humbja. Nga kjo ndeshje varet shumë fati i kryeqyteta­sve. “Në Vlorë është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, pa dyshim. Flamurtari­n e respektojm­ë për vlerat që ka. Ndeshemi me një rival direkt dhe do të shkojmë atje për të luajtur futboll, për të dhënë gjithçka nga vetja dhe për të kërkuar pikët, që tani janë më të rëndësishm­e se çdo gjë tjetër. Po ia bëjmë shërbimin skuadrës deri në fund, duke plotësuar çdo nevojë të saj. Presim rezultatet dhe besoj se pikët janë në lojë për të arritur Superioren në fund të këtij kampionati të vështirë. Personalis­ht, jam mundur të bëj më të mirën, së fundmi kam afruar edhe dinamovitë në stafin e skuadrës, siç kanë dashur tifozët e Dinamos. Tani le të shpresojmë, futbolli prandaj është i bukur. E përsëris, kam besim të plotë se Dinamo do të jetë mes më të mirëve sezonin e ardhshëm”, përfundoi presidenti i bluve. Nga ana e drejtuesve nuk ka asnjë lloj presioni dhe tashmë “topi” është në “fushën” e futbollist­ëve. Për ndeshjen e javës së 20-të kryeqyteta­sit do të kenë sërish mungesa. Të sigurta duken ato të Patrik Bardhit, Erisildo Smaçit dhe Redon Danajt, që të tre të dëmtuar.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania