Panorama Sport (Albania)

Lista e Kombëtares, risitë janë Asani dhe Mehmeti

- KRISTI SEJATLLARI

Kombëtarja do të nisë përgatitje­t ditën e hënë për ndeshjen e parë kualifikue­se kundër Polonisë, teksa trajneri Silvinjo pritet që të publikojë edhe listën e tij të parë me lojtarët që do të grumbulloj­ë për këtë takim. Risia e braziliani­t do të jetë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti. Ish-anësori i Partizanit, i cili aktualisht luan në Korenë e Jugut, pritet t'i bashkohet Shqipërisë, ku më parë ka qenë me moshat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Mehmetit, që po shkëlqen me Bristol

Sitin, i ka ardhur momenti për në ekipin e parë, pas eksperienc­ës me Shpresat. Ndërkohë, një tjetër rikthim pritet të jetë edhe ai i Jon Mersinajt, i cili do të zëvendësoj­ë Gjimshitin e dëmtuar që nuk do të rrezikojë në këtë ndeshje, edhe pse tërheqja muskulare është e lehtë për mbrojtësin. Ndërsa prapavija do të plotësohet me emra si: Balliu, Hysaj, Kumbulla, Ismajli, Mihaj dhe Hadroj i Partizanit, i cili pas thirrjes nga Edi Reja në miqësoret e fundit, do të grumbulloh­et edhe nga Silvinjo, i cili e ka ndjekur disa herë nga afër anësorin

e kuq. Në dyshim janë edhe Arlind Ajeti me Frederik Veselin. Për të kaluar te mesfushorë­t, ku një vend në listë e kanë lojtarë si Asllani, Abrashi, Bajrami, Çekiçi, Laçi, Ramadani, si dhe risitë që janë Mehmeti dhe Asani. Sa i përket repartit të sulmit, përveç

Taulant Seferit, i cili është zyrtarizua­r, Silvinjo pritet t'i besojë Myrto Uzunit, Sokol Cikalleshi­t, teksa flitet që një mundësi mund të jetë edhe rikthimi i Armando Sadikut, pas një mungese prej dy vitesh. Braziliani i stolit ka kursyer këtë grumbullim Ernest Muçin dhe

Xhuljano Skukën, të cilët i ka vendosur në listën e pritjes. Gjithashtu mungon edhe Odise Roshi. Për t'u rikthyer te porta, e cila do të mbulohet nga Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati, ndërkohë në dyshim është Tomas Strakosha, që vuan nga një lëndim në kyç.

 ?? ??
 ?? ?? Jasir Asani
Jasir Asani
 ?? ?? Anis Mehmeti
Anis Mehmeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania