Panorama Sport (Albania)

“200 mijë euro për Kombëtaren”, FSHF padit Shefki Kuqin

-

Ish-futbollist­i Shefki Kuqi është paditur nga FSHF-JA për shpifje. Shkak është bërë një deklaratë publike, ku ai u shpreh se në fundvitet '90-të i janë kërkuar para për t'u pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësua­r Kombëtaren e Shqipërisë. Sipas tij paratë i janë kërkuar nga ana e "federatës", ndërsa shuma totale për të cilën flitej, shkonte në rreth "100-200 mijë euro". "Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë hapat ligjorë duke paditur për shpifje ish-futbollist­in, Shefki Kuqi, i cili në një deklaratë publike në televizion­in "ATV", gjatë emisionit "Favoriti i Botërorit" ka deklaruar se në fundvitet '90-të i janë kërkuar para për t'u pajisur me pasaportë shqiptare dhe përfaqësua­r Kombëtaren e Shqipërisë.

Padia e FSHF-SË ndaj Shefki Kuqit është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe është regjistrua­r me numër C.nr. 119/22", thuhet në njoftimin e FSHF-SË. DEKLARATA- Ish-sulmuesi me origjinë nga Kosova luajti gjatë karrierës së tij me skuadra si Njukasëll, Fulhem, Blekbërn, Kristal Palas dhe Ipsuiç, ndërkohë edhe në Skoci, Gjermani apo Finlandë, ku me kombëtaren e këtyre të fundit luajti 63 ndeshje. I ftuar në studion e emisionit sportiv "Favorit" në televizion­in "T7", Kuqi, tashmë në moshën 46vjeçare, bëri me dije se para se të zgjidhte të luante për Finlandën, ishte i interesuar për të veshur fanellën kuqezi, por shifra absurde e kërkuar nga pjesëtarë të federatës asokohe, bëri që ai të hiqte dorë dhe të luante për Finlandën". "Të gjithë e dinë që unë nuk e kam pasur mundësinë që të luaj për Kombëtaren shqiptare. Dëshira ime para se të zgjidhja Finlandën, edhe kam tentuar, ka qenë të shkoja në Kombëtaren e Shqipërisë. Atëherë duhej të jepje lekë për të luajtur në kombëtaren e tyre. Lekë me çanta. Lekët m'i ka kërkuar federata. Mos gaboj më kanë kërkuar 100-200 mijë euro. Më thanë që do të më ofronin edhe pasaportën. Nuk e kam pranuar, nuk ka qenë e arsyeshme për mua. Me federatën e Shqipërisë tani nuk kam asnjë kontakt, por kam dëgjuar dhe raste të tjera që kërkojnë para", u shpreh Kuqi në dhjetorin e vitit të kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania