Panorama Sport (Albania)

Partizani super, fiton Ligën Unike

Trajnerja Eliverta Bujari: E merituam! Bravo vajzave, por nuk ndalemi këtu...

- ERMAL SIKA

BASKET FEMRA/ Të kuqet tronditin Flamurtari­n, festojnë me trofeun në Vlorë

Partizani feston në Vlorë. Kryeqyteta set e drejtuara nga trajnerja Eliverta Bujari janë fitueset Ligës Unike për sezonin 2022-2023 në basketboll­in e femrave. Të kuqet zhvilluan një finale fantastike duke mundur Flamurtari­n me rezultatin 61-72 për të ngritur lart trofeun mbarëkombë­tar. Ndonëse luanin në fushë kundërshta­re, në një pallat sporti të mbushur nga publiku vendës, vajzat e Partizanit ruajtën qetësinë për ta komanduar finalen thuajse nga fillimi e deri në fund. Një ndeshje me rivalitet, që dhuroi edhe spektakël për të pranishmit e shumtë, duke qenë një reklamë mjaft e mirë e basketboll­it. Të dyja ekipet e startuan lojën me nga 4 lojtare të huaja në formacion, teksa Ornela Lalaj për Partizanin dhe Artemida Myrto për Flamurtari­n plotësonin pesëshet, ndërsa Tea Memushi e filloi nga stoli pas dëmtimit në gjysmëfina­le. Vlonjatet e nisën lojën me entuziazëm, duke marrë një kryesim të lehtë në minutat e para, por gradualish­t Partizani nisi të dominojë në parket, për ta fituar periodën e parë 13-17. Në çerekun e dytë ekipet kanë rendiment më të lartë në sulm, por janë sërish kryeqyteta­set që tregohen më të sakta, duke triumfuar 2025 për të shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me epërsinë e përgjithsh­me 33-42. Në periodën e tretë bie disi ritmi, por Partizani e ka nën kontroll lojën, duke e fituar edhe këtë fraksion 10-14, për të kryesuar 43-56 pas 30 minutash lojë. Me gjithë përpjekjet e skuadrës së trajneres Elona Hasanaj në periodën e katërt, të kuqet e menaxhojnë avantazhin në mënyrën më të mirë, ndërsa në kampin vlonjat kanë pretendime për arbitrimin. Më pas vjen edhe sirena përfundimt­are, që i lë vend festës së shfrenuar dhe të merituar të vajzave të Partizanit. Ndërsa amerikania Lasonja Edwards dhuroi shou me një kërcim “hot”.

CEREMONIA – Në fund u zhvillua edhe ceremonia e rastit, e dorëzimit të Kupës dhe medaljeve. Fillimisht kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, u dorëzoi trofeun e nënkampion­eve të Ligës Unike, skuadrës së Flamurtari­t. Ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Basketboll­it, Avni Ponari, kreu i Federatës së Basketboll­it të Kosovës, Arben Fetahu dhe kreu i KOKSH Fidel Ylli, i dorëzuan trofeun e Ligës Unike, kapitenes së Partizanit, Ornela Lalajt. Ndërkaq, titulli “Mirënjohje”, iu dha

drejtorit të Klubit Shumësport­ësh Flamurtari, Klevis Kaso, për organizimi­n e këtij aktiviteti në Vlorë. “Mirënjohje” edhe për trajneren Elona Hasanaj, dhe ish-basketboll­istet Migena Plasa dhe Valbona Sako.

ELIVERTA BUJARI – Ndonëse është vetë në fillimet e karrierës si trajnere, Eliverta Bujari po regjistron rezultate të shkëlqyera. Që në vitin e parë në drejtim të Partizanit, Bujari lë gjurmë duke sjellë në muzeun e klubit një trofe të rëndësishë­m si Liga Unike. Shumë e lumtur

për këtë arritje, pas finales trajnerja deklaroi: “Disa vite kam luajtur në këto fusha për të fituar kampionati­n dhe Liga Unike na çliroi shumë. E kemi më se të merituar. E nisëm këtë Ligë me opinionin si vend i katërt. Ju kam thënë që ne nuk i trembemi asnjë skuadre dhe e merituam. Përgëzoj gjithë vajzat për punën e madhe që kanë bërë, pasi janë të palodhura. Partizani nuk do të ndalet këtu. E rëndësishm­e është që trofeu vjen në Shqipëri. Mos u mërzisni që nuk e fitoi Flamurtari”, përfundon trajnerja Bujari.

 ?? ?? Partizani, kampion i Ligës Unike 2022-2023
Partizani, kampion i Ligës Unike 2022-2023

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania