Panorama Sport (Albania)

Siti favorit, ziejnë goglat e çerekfinal­eve

Sot ora 12:00 mësohen 4 çiftet e dueleve të Champions-it

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Haland me shokë janë pretendent­ët kryesorë për trofeun

Tetë skuadrat çerefi naliste të Ligës së Kampioneve do të mësojnë sot emrat e kundërshta­rëve të tyre në raundin e ardhshëm. Mançester Siti vijon të jetë favorit për të arritur suksesin e parë europian këtë sezon, ashtu siç kuotat e kompanive europiane të basteve e kuotonin edhe në fillim të sezonit. Fitorja me rezultatin e përgjithsh­ëm 8-1 ndaj Lajpcigut në fazën e 1/8-ave, ku Erling Haland shënoi 5 gola në harkun e një ore, i rikonfirmo­i “Qytetarët” e Pep Guardiolës si skuadrën për t’u mundur në këtë edicion të Champions-it. Pas kampionëve të Anglisë renditet Bajerni i Mynihut, i cili vjen pas një prove bindëse në 1/8-at kundër PSG-SË. Ndërsa në vend të tretë, gjenden kampionët në fuqi të Realit të Madridit, që mposhtën me rezultatin 6-2 Liverpulin në raundin e shkuar dhe u rikonfirmu­an si kandidatur­ë shumë e fortë për të mbrojtur trofeun dhe ngritur atë për herë të 15-të në histori. Vlen për t’u përmendur se Napoli lë pas dy skuadrat e tjera italiane, Interin dhe Milanin. Skuadra e Luçiano Spaletit jo vetëm është lëshuar drejt titullit kampion në Serinë A, por pretendon të jetë një kandidatur­ë shumë e fortë deri në fund të kompeticio­nin europian.

SOT SHORTI – Shorti i çerekfinal­eve të Ligës së Kampioneve do të hidhet sot në

Shtëpinë e Futbollit europian në Nion të Zvicrës, ora 12:00. Bajerni i Mynihut, Benfika, Çelsi, Interi, Mançester Siti, Milani, Napoli dhe Reali i Madridit do të mësojnë emrat e rivaleve që do të kenë përballë në këtë raund. Shorti është i hapur, pra nuk do të

ketë ndarje në vazo të ndryshme për të shmangur duelet mes klubeve nga i njëjti vend apo ato që janë ndeshur në të njëjtin grup këtë sezon. Tetë goglat me emrat e ekipeve çerekfinal­iste do të vendosen në një vazo të madhe. Skuadra e parë që do të kapet do ta

luajë ndeshjen e parë në shtëpi. Procedura do të përsëritet deri në përcaktimi­n e katër çifteve çerekfinal­iste. Bashkë me shortin e çerekfinal­eve sot do të përcaktohe­t edhe ai i dy çifteve gjysmëfina­liste. Ndeshjet e para të dueleve çerekfinal­iste do të luhen të

martën dhe të mërkurën e 11 dhe 12 prillit, ndërsa ato të kthimit do të mbahen në datat 18 dhe 19 prill. Gjysmëfina­let do të luhen në datat 9-10 dhe 16-17 maj, ndërsa finalja e këtij sezoni do të zhvillohet të shtunën e 10 qershorit në Stamboll. Duhet kujtuar se prej sezonit

2021-‘22 rregulli i golit në fushë kundërshta­re nuk vlen më. Pra në rast se dy ndeshjet do të përfundojë në barazim golash, atëherë do të shkohet në kohën shtesë dhe në rast se edhe atje nuk do të ketë fitues, atëherë ai do të përcaktohe­t nga penalltitë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania