Panorama Sport (Albania)

“Peshkoi” Çelsin, Kalabria: Dua Sitin ose Realin në short

“Italianet të mërzitshme, jemi më inteligjen­të pa Kesin”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nga tatuazhet te vera, intervista ndryshe e mbrojtësit

Që kur Milani ndryshoi skemë hapësira janë më të pakta, por përveç se nuk luan, Davide Kalabria nuk ka as shiritin e kapitenit, që ka përfunduar në krahun e Teo Hernandezi­t. Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar mbrojtësin të jetë i ftuar në një emision të “RAI”-T ku ka komentuar shortin dhe shumë aspekte të tjera të jetës si kuqezi.

Përse luani me numrin 2?

Nuk kisha fantazi dhe kur m’u dha mundësia zgjodha numrin tipik të mbrojtësit të krahut.

Cili është plani pasi të varni këpucët në gozhdë?

Nuk e shoh veten në botën e futbollit. Kam pasion verën. Jam rritur në provincë të Breshas dhe gjyshi im ishte verëbërës. Më pëlqen ky pasion, të cilin e ndaj me shokë të kombëtares, si Barela apo Perin. Kur fitojmë e kthejmë ndonjë gotë së bashku.

Thuhet se keni pasion edhe “Dragonball”-in…

Në shtëpi kam disa kuti me objekte nga ai film. Kam edhe tatuazhin e Gokut që fluturon me renë e tij. Mund ta imagjinoni fare mirë se sa i lidhur jam me atë personazh, që për shumicën prej nesh ka qenë një nga më të dashurit gjatë fëmijërisë, por edhe më pas.

Mos po na fshihni edhe pasionin tuaj për kafshët?

Në fakt është më shumë një detyrë për mua si qytetar. Personazhe­t publik shpesh japin mesazhe sensibiliz­uese dhe të njëjtën gjë mundohem të bëj edhe unë. Kam ndihmuar disa qendra për kafshët e braktisura, madje edhe qenin tim e kam marrë në njërën syresh.

Po tatuazhin më të shëmtuar në skuadër cili e ka?

Nuk di kë të zgjedh, sepse ka shumë. Simon Kjaer për shembull ka në prapanicë Johnny Bravon. Do ta kontrolloj e do t’ju njoftoj, sidoqoftë, sepse nuk jam i sigurt.

Cili është lojtari më i çmendur në dhomat e zhveshjes?

“Budalla” kishim Kesin, por tani jemi një grup plot me “inteligjen­të”. Jemi shumë të qetë e nuk bëjmë çmenduri kurrë. (qesh)

 ?? ?? Moment nga derbi i 5 shkurtit, Inter-milan 1-0
Moment nga derbi i 5 shkurtit, Inter-milan 1-0
 ?? ?? Davide Kalabria, 26 vjeç
Davide Kalabria, 26 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania