Panorama Sport (Albania)

Marota: Milanin e dua në finale, me Juven ka gjithmonë polemika

“Kemi organikë të fortë, optimistë për Champions-in”

-

Xhuzepe Marota po i gëzohet kualifikim­it të Interit në çerekfinal­et e Champions League, por ndërsa e kishte komentuar më herët mundësinë për të pasur Milanin si rival në këtë fazë, për “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesi ka shkuar edhe më tej me parashikim­et e tij. Nga kuqezinjtë në finale te përballja me Juven të dielën, administra­tori i deleguar i zikaltërve ka analizuar momentin, duke ua dhënë meritat trajnerit dhe skuadrës për arritjet e deritanish­me. TIFOZËT - “Çështja e tifozëve ishte një ndodhi për të ardhur keq dhe ne e dënojmë si fakt, kjo është arsyeja pse kemi

dërguar një ankesë në UEFA. Mbi të gjitha, ne bëmë një takim me homologët portugezë për këtë situatë dhe kishim arritur marrëveshj­en e duhur për të lejuar hyrjen e tifozëve dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi, edhe pse tifozët tanë kishin përmbushur kriteret, pra ishin

pa fanella dhe pa banderola. KUALIFIKIM­I - “Merita kryesore për kualifikim­in u takon atyre që dalin në fushë dhe trajnerit, puna që është bërë i ka dhënë këto rezultate. Ajo që duhet të bëjë klubit është t’i mbështesë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ne e garantojmë këtë, prania jonë në fushë është e përditshme. Ne duam t’i vendosim lojtarët tanë në pozicion për të bërë më të mirën e tyre pa pasur justifikim­e, të cilat janë të këqija në futboll. Në këtë rast ata dhanë gjithçka dhe arritën një qëllim shumë të rëndësishë­m që na kthen në një fazë që pasqyron historinë e këtij klubi dhe palmaresin e tij”.

RIVALËT – “Jam shumë i lumtur që Interi është rikthyer aty ku meriton të jetë, ashtu si futbolli italian që ka gjithë mundësinë për të bërë mirë. Cilindo rival të na dhurojë shorti, gjëja më e rëndësishm­e është që të mbërrijmë në ato ndeshje me një gjendje optimale fizike dhe mendore, pa pasur të dëmtuar, sepse janë dy ndeshje në të cilat luan gjithçka. Interi ka një organikë të fortë që na lejon të jemi optimistë për të ardhmen, këdo që të takojmë në rrugë. Derbi në çerekfinal­e? Do të ishte fantastike, do të ishte gjithë vëmendja në Milano, por pse jo mos të përballesh­im në Stamboll? Do të më pëlqente shumë t’i thoja Milanit: shihemi në finale”. JUVENTUSI – “Pa polemika me Juven? Ka gjithmonë ngacmime kur përballim bardhezinj­të, por duhet të jemi të zotët për ta menaxhuar”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania