Panorama Sport (Albania)

Interi, “gjueti” te Barcelona

Brozoviçi për Kesin dhe Zhordi Alba e Umtiti, ja çështjet e trajtuara nga homologët

- Përgatiti: NISLI GJINI

Marota ka takuar Laportën në Portugali, merkatoja zikaltër kalon nga katalanasi­t

Merkatoja nuk fle kurrë, mbi të gjitha në këtë moment që sezoni po shkon drejt fundit dhe projektet për atë të ardhshmin kanë nisur. Ndër më vigjilentë­t janë gjithmonë drejtuesit e Interit, me Xhuzepe Marotën në krye që përpiqet të shfrytëzoj­ë të gjitha mundësitë për të përforcuar skuadrën duke iu përmbajtur buxhetit të kufizuar. Lëvizja e parë ka ardhur të martën në Porto, aty ku sipas katalanase­s “Sport”, Marota dhe drejtori sportiv Auzilio kanë darkuar me presidenti­n e Barcelonës, Joan Laporta, dhe drejtorin sportiv, Mateu Alemani. Po siç raporton e përditshmj­a, në tryezën e bisedimeve mes drejtuesve kanë qenë të pranishëm katër emra: Brozoviç, Kesi, Alba dhe Umtiti.

SHKËMBIMI – Ideja që qarkullon prej kohës, ai për një shkëmbim të mundshëm mes mesfushorë­ve Frenk Kesi dhe Marselo Brozoviç ka qenë pika kryesore e bisedimeve. Kroati ndiqet prej kohësh nga Barça dhe nuk po kalon një moment të mirë në Milano, aty ku nga ana tjetër Kesi pëlqehet shumë. Ish-mesfushori i Milanit shikohet si përforcimi ideal për sezonin e ardhshëm për t’i shtuar më shumë muskuj dhe forcë repartit, me spanjollët që nuk pritet të bëjnë rezistencë për 26vjeçarin, edhe pse fjala e fundit do t’u takojë lojtarëve, që me dakordësin­ë e të dyja klubeve pritet të vendosin në fund të sezonit.

ALBA E UMTITI – Zhordi Albës i skadon kontrata me Barcelonën në qershorin e ardhshëm dhe në moshën 33vjeçare po konsideron një aventurë të re jashtë Spanjës dhe Interi nuk e ka kursyer interesin.

Në të majtë mungon një alternativ­ë për Bastonin, me Dimarkon që nevojitet më i avancuar dhe eksperienc­a e spanjollit që mund të mbërrijë me një çmim të volitshëm, është një opsion i mirë për Interin. Në të njëjtën kohë, largimi i Shkriniari­t, rinovimi i De Vrajit dhe blerja e Açerbit në pikëpyetje, detyrojnë zikaltrit të mendojnë për prapavijën, ku po konsideroh­et Samuel Umtiti. Francezi, që aktualisht është i huazuar te Leçe dhe duke qenë se në verë nuk duket i mirëpritur sërish në Spanjë, mund të zgjedhë të vazhdojë karrierën në Itali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania