Panorama Sport (Albania)

“Pranojmë çdo rival, jemi gati për betejë”

-

Mateo Darmian po provon se mosha është thjesht një numër dhe është thelbësor në korsinë e djathtë të Interit, aty ku rendimenti tij është fantastik si në mbrojtje dhe në mesfushë. 33-vjeçari pritet të niset sërish titullar të dielën ndaj Juventusit dhe me përgatitje­t që kanë nisur, italiani tregon se grupi është më i bashkuar se kurrë: “Jemi një skuadër e bukur, jemi të bashkuar dhe kemi gjetur shpirtin e duhur. Ai i sfidës ndaj Portos duhet të jetë mentalitet­i që do të na shoqërojë deri në fund të sezonit, pasi në këtë mënyrë mund të mbërrijmë të gjithë objektivat tanë. Kualifikim­i në Champions League përveçse na ka dhënë shumë besim dhe qetësi, ishte një përgjigje për gjithë kritikat që morëm pas humbjes me Specian. Po e shijojmë, por gjithmonë duke u përgatitur për ndeshjen e radhës”.

JUVENTUSI – “E ndërsa flasim për ndeshjen e radhës, sigurisht që dueli me Juventusin nuk është një duel çfarëdo, siç ka konfirmuar vetë Darmian. “Do të jetë një supersfidë, e dimë të gjithë vlerën dhe rëndësinë që ka dhe sigurisht duam ta fitojmë. Po punojmë në mënyrën e duhur, besojmë se do të gjendemi gati. Duhet të përsërisim paraqitjen e mesjavës, sidomos në fazën difensive ku na duhet shumë përqendrim dhe kujdes”, tha italiani.

SHORTI - Pavarësish­t se përgatitje­t për Juventusin vazhdojnë, sigurisht që në Milano të gjithë janë me sytë nga shorti i orës 12:00 që do të hidhet sot, prej nga do të zbulohen çiftet, të cilat do të na dhurojnë çerekfinal­et e Champions League. “Si fillim është gjë shumë e bukur që shohim tri ekipe italiane në këtë fazë të kompeticio­nit. U lumturova shumë për kualifikim­in e Napolit, na bën mirë të gjithëve. Gjithsesi, unë nuk kam asnjë preferencë për skuadrën që mund të na bjerë. Në këtë nivel janë të gjitha shumë të forta dhe e dimë që do të jetë e vështirë ndaj cilësdo, por i pres me shumë emocion ato dy ndeshje. Njëjtë do të jetë edhe për rivalët, i pret një betejë e ashpër me ne. Ky Inter mund të ëndërrojë të shkojë larg, por do t’i marrim ndeshjet hap pas hapi”, përfundoi numri 36 i zikaltërve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania