Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 7 - I besueshëm, si gjithmonë. Reflekse prej maceje ndaj Gregoritsh në pjesën e dytë, i dhanë një supernotë.

GATI 7.5 - Kudo protagonis­t dhe bën një përshtypje të madhe. Ai e shmang mirë presionin e kundërshta­rit, duke përdorur gjithashtu një sasi të mjaftueshm­e dinakërie. I pafat edhe në sulm, ku në dy raste pati mundësinë edhe të shënonte, por ishte po ai që fitoi penalltinë e Vlahoviçit.

BREMER 7 - Taktikisht një mur perfekt ndaj Gregoritsh në prapavijë dhe si gjithmonë një bomber, kur del në zonën rivale, duke shkundur traversën, në rastin e golit të anuluar të Vlahoviç.

DANILO 6.5 – Inkurajon skuadrën në çdo moment që të bëjë lëvizjet e duhura, për të shmangur çdo gabim të mundshëm. Lider absolut!

KUADRADO 6.5 – Kombinon shpesh me Lokatelin dhe duket qartë se po kap formën optimale. Në të 85-ën De Shiljo (pa notë). FAXHOLI 6 – Fraiburgu e fut në kafaz, por ai provon në çdo mënyrë që t’i shpëtojë markimit të tyre dhe në shumë raste ia del. Mjaftueshë­m për sfidën e djeshme!

LOKATELI 6.5 – Bën organizato­rin përpara mbrojtjes, por kur duhet edhe fantazisti­n pas dy sulmuesve. Udhëheqësi i manovrës bardhezi në Fraiburg, më efektivi në zemër të mesfushës së Juventusit. Nga minuta 85 BARRENEÇEA (pa notë). RABIO 6.5 – Kur niset me topin në këmbë dhe hapin e tij gjigant është i frikshëm. Ofron edhe asistin për Kiezën. Moment magjik për të.

KOSTIÇ 5 – Më shumë sesa pa dëshirë, duket qartë se i kishte bateritë e shkarkuara. Ndoshta Alegri mund ta kishte kursyer në pjesën e dytë, duke qenë se përpara është Interi.

KEN 5 – Më shumë sesa një sulmues luan mes linjave të mbrojtjes rivale, por larg portës. Tenton vetëm një herë me kokë kuadratin, me një goditje të dobët. Nga minuta e 70-të Iling (nota 5.5), i cili shton vetëm shpejtësi, por jo cilësi e sasi.

VLAHOVIÇ 7.5 – Fati i keq edhe dje u duk se i ishte vënë kundër, kur pa golin që t’i anulohej me VAR, por forma fizike, e cila duket se është në maksimum konfirmohe­t dhe pasi duroi arriti që të zhbllokohe­t me penallti, ndonëse ajo dje ishte penalltia e tij më e rëndësishm­e e këtij sezoni. Në të 70-ën

Kieza (nota 7), i cili hyn si gjithmonë me vrull dhe pasi trondit traversën, gjen edhe golin, i cili do t’i vlejë shumë për vetëbesimi­n, pas rrezikimit të një dëmtimi të radhës.

TRAJNERI ALEGRI 6.5 – Këtë herë nuk pati shpërqendr­ime, por vetëkënaqë­sia pasi kalojnë në avantazh mbetet një sëmundje e pakurueshm­e për momentin. Gjithsesi, fakti që fituan dhe u kualifikua­n pa Di Marian është një shenjë jo e vogël. Dhe nëse mund edhe Interin të dielën, kushedi se çfarë mund të ofrojë e ardhmja...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania