Panorama Sport (Albania)

Vlahoviç s’i trembet shortit: Nëse luajmë si një grup i bashkuar...

Serbi zhbllokohe­t dhe largon zërat: Këtu jam si në familje

-

Dushan Vlahoviç rikthehet te goli saktësisht një muaj pas atij të fundit, por beson se mund të rigjejë vazhdimësi­në e të shënuarit që pritet prej tij.

Vlahoviç, çfarë donte të thoshte ai përqafim masiv që morët nga të gjithë shokët e skuadrës? Falënderoj skuadrën që më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe kjo tregon që ne këtu jemi një grup i bashkuar, një grup që më bën të ndihem si në familje. Ishte një moment delikat për mua, por e ndiej besimin e kujtdo dhe tani duhet vetëm të bëj diçka më shumë për të ndihmuar Juven.

Sa vlen ky gol dhe paraqitja juaj në Fraiburg?

Shumë, sepse çdo gol të shton vetëbesimi­n. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishm­e ishte të kualifikoh­eshim dhe mendoj se në fund e merituam, duke shfrytëzua­r të gjitha karakteris­tikat tona, prej skuadre të madhe. Natyrisht që kemi ende për të punuar e përmirësua­r, por ndërkohë jemi të lumtur që ndjekim ende objektivin tonë kryesor.

Besoni se mund ta fitoni Ligën e Europës sivjet?

Nëse punojmë dhe qëndrojmë të përulur, duke menduar ndeshje pas ndeshjeje, pa dyshim që po.

Ka pasur ndonjë moment ku keni menduar që të dorëzoheni?

Jo, sepse ne flasim çdo ditë me njëri-tjetrin dhe fakti që jemi shumë të lidhur si grup, na bën që të dimë se si të përballojm­ë momentet e vështira dhe të fitojmë ndeshje delikate si kjo me Fraiburgun.

Së fundmi keni marrë shumë kritika, e dinit?

Jam munduar të mbaj gjithmonë veten jashtë këtyre gjërave dhe nuk kam lexuar asgjë për mua, kundër apo në favorin tim. Unë jam tipi që nuk u jap shumë peshë kritikave, por më intereson shumë fakti që të punojmë, të shënojmë dhe të fitojmë, për të arritur në fund, në finale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania