Panorama Sport (Albania)

Lista e parë, Silvinjo e nis me dy afrime të reja

Gjimshiti-bare-broja, dëmtimet rrëzojnë boshtin e Kombëtares

- KRISTI SEJATLLARI

Mehmeti dhe Asani janë risia, kthehen Mersinaj dhe Selahi

Trajneri Silvinjo ka publikuar listën e tij të parë me lojtarët që do të grumbulloj­ë për ndeshjen e parë kualifikue­se ndaj Polonisë. Në listë ka emrat e zakonshëm, por edhe surpriza. Nëse emri i Andi Hadrojt pritej, pasi Silvinjo e monitoron prej kohësh në kampionati­n shqiptar, një risi është afrimi për herë të parë i Jasir Asanit, si dhe i Anis Mehmetit. Ish-sulmuesi i Partizanit po bën mjaft mirë në Korenë e Jugut, ku është transferua­r së fundmi, ndërsa mesfushori ka shkëlqyer në Angli dhe është bërë një emër i njohur fillimisht me Uajkomb e më pas me Bristol Sitin, ku u transferua pak javë më parë. Ndërkohë, emra që kthehen në radhët e Kombëtares shqiptare janë Jon Mersinaj që dhe Lindon Selahi, të cilët po bëjnë shumë mirë në kampionati­n kroat me klubet përkatëse. Ndërkohë, në portë është thirrur Etrit Berisha, i cili ka probleme te Torino, Tomas Strakosha i dëmtuar dhe Elhan Kastrati, i cili po luan rregullish­t te Çitadela.

DËMTIMET- Dëmtimet kanë ndikuar në çdo repart, duke filluar nga mbrojtja, ku mungon një emër shumë i rëndësishë­m si Berat Gjimshiti, një veteran si Kastriot Dermaku apo edhe i riu Adrian Bajrami, i cili po vuan një dëmtim të rëndë. Në mesfushë është Keidi Bare ai që do të ndjekë nga TV këtë sfidë për shkak të dëmtimit që e ka lënë prej muajit dhjetor jashtë fushave të lojës. Fieraku iu nënshtrua operacioni­t dhe tani është në fazën e rikuperimi­t. Ndërkohë, Armando Broja, gjithashtu, një mungesë e madhe, pasi ka mbyllur para kohe këtë sezon, pas atij dëmtimi të rëndë me Çelsin. Praktikish­t duke e nisur nga Gjimshiti-bare-broja, është cenuar boshti i Kombëtares dhe rikthimi i tyre do të bëhet i mundur në muajin qershor, ku përfaqësue­sja të luajë dy ndeshjet e ardhshme, me Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

ZGJEDHJET-NË listën e braziliani­t Silvinjo, për zgjedhje teknike mungojnë disa futbollist­ë, të cilët kanë qenë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e fundit, kur trajner ka qenë italiani Edi Reja. Bie në sy mungesa e mbrojtësit Enea Mihaj që luan te Famalikao në Portugali, apo e dyshes së mesfushorë­ve që aktivizohe­n në Turqi, Odise Roshit

dhe Endri Çekiçit. Të dy lojtarët janë duke luajtur rregullish­t në klubet e tyre përkatëse. Gjithashtu jashtë kanë mbetur edhe emra si Ernest Muçi, Arbnor Muçolli apo Arlind Ajeti. Kombëtarja do të nisë përgatitje­t ditën e hënë, teksa lojtarët do të bashkohen me grupin në përfundim të ndeshjeve të fundjavës, ku janë të angazhuar me klubet e tyre. Përballja debutuese e Silvinjos me Portugalin­ë e Fernando Santosit, do të zhvillohet më 27 mars, në orën 20:45 në stadiumin “Naradovi” të Varshavës, me kapacitet prej 58 mijë vendesh.

 ?? ?? Moment nga ndeshja Poloni-shqipëri, 4-1
Moment nga ndeshja Poloni-shqipëri, 4-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania