Panorama Sport (Albania)

“Firot”, ja kush u penalizua

Nuk ka rikthim për Sadikun, braziliani harroi edhe Roshin me Çekiçin

- KRISTI SEJATLLARI

Zgjedhjet teknike të Silvinjos, për Poloninë “u dogjën” 20 futbollist­ë

Lista e trajnerit Silvin jo patjetër që do të kishte edhe mungesa në emra për shkak te zgjedhjeve teknike të vetë braziliani­t. Në total rreth 20 lojtarë nuk kanë qenë në preferencë­n e 48vjeçarit të stolit, i cili për këtë grumbullim ka lënë jashtë edhe emra të njohur futbollist­ësh, që deri diku ishin edhe të papritura. Odise Roshi dhe Endri Çekiçi nuk janë thirrur për ndeshjen kundër Polonisë. Të dy mesfushorë­t po luajnë rregullish­t në Turqi, me Sakarjaspo­rin e Koniaspori­n dhe kanë qenë gjithmonë në preferenca­t e Edi Rejës, përveç rasteve kur vuanin nga një dëmtim. Në të penalizuar­it nga zgjedhjet e Silvinjos merr pjesë edhe dyshja e mbrojtjes, Enea Mihaj dhe Arlind Ajeti, ky i fundit ka shfaqur edhe një formë të mirë në Serinë C, duke qenë titullar i padiskutue­shëm, por gjithashtu ka shënuar edhe pesë gola dhe shtojmë edhe faktin se eksperienc­a e tij është e madhe. Duke mbetur në prapavijë, vihet re se mungojnë edhe dy lojtarët shqiptarë të Honvedit në Hungari, Albi Doka dhe Herdi Prenga, ndërkohë nga kampionati rumun, Erion Hoxhallari nuk ka marrë një ftesë. Arbnor Muçolli, i cili ka qenë edhe në miqësoret e fundit, nuk është përfshirë në listën e trajneri të ri dhe të njëjtin fat ka pasur edhe Enis Çokaj që po merr pak minuta te grekët e

Panathinai­kosit. Sa i përket sulmuesve, Silvinjo ka thirru vetëm tre dhe jashtë kanë mbetur Ernest Muçi, Xhuljano Skuka dhe Xhakomo Vrioni. Ndërkohë, teksa flitej për një rikthim të bujshëm të Armando Sadikut, i cili i shprehu publikisht edhe polemikat që kishte me Edi Rejën, as këtë herë sulmuesi nuk është pjesë e Kombëtares, edhe pse në Kategorinë e Dytë spanjolle ai është autor i tetë golave. Edhe emri i Rei Manajt ishte i pritshëm që nuk do të ishte, sepse sulmuesi është pa ekip, pas largimit nga Uotfordi dhe në një moment jo

të mirë në karrierën e tij.

SUPERIORJA- Përveç Andi Hadrojt, i cili ia doli që për një vazhdimësi në Kombëtare pas ndeshjeve në muajin nëntor, asnjë lojtar tjetër nuk ia ka mbushur mendjen Silvinjos. Në grumbullim­in e parë ku u krenuam me disa

emra nga kampionati vendës, momentalis­ht flamurin e Superiores lart do ta mbajë vetëm mbrojtësi i Partizanit. Në ndeshjet e fundit, të thirrur me kuqezinjtë ishin: Tedi Cara, Erdenis Gurishta, Eneo Bitri dhe Xhuljano Skuka, me dy të fundit që u transferua­n jashtë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania