Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: E njohim mirë Erzenin, kam lojtarë fantastikë

- VLADIMIR MEMA

Kukësi e ka lënë pas eliminimin nga Kupa e Shqipërisë dhe tani të gjitha forcat do t'i përqendroj­ë në kampionat. Përballë do të kenë sot skuadrën e Erzenit në 17:00 në Durrës, që qëndron dy pikë mbi ta, por një fitore do t'u jepte shansin t'i parakaloni­n dhe të ngjiteshin edhe më tej në klasifikim. Në intervistë­n e dhënë për "Panorama Sport", trajneri Rraman Hallaçi është optimist përpara kësaj sfide, teksa thekson se do të bëjnë maksimumin si në çdo ndeshje. Sipas tij, lojtarët po i përgjigjen mirë në fushë, duke i konsiderua­r ata edhe si fantastikë, ndaj besimi për një rezultat pozitiv nuk i mungon. Sakaq, me ndeshjet që verilindor­ët kanë zhvilluar me të në krye, sot do të ishin në vendin e parë, duke treguar ecurinë mbresëlënë­se të bluve në 12 javët e fundit.

Si e prisni ndeshjen me Erzenin?

E njohim Erzenin mirë. Vlerësimi ndaj tyre do të jetë si ndaj çdo kundërshta­ri të radhës. Të gjithë skuadrat i kemi vlerësuar maksimalis­ht. Do ta luajmë ndeshjen si gjithmonë duke thënë që të gjitha sfidat e mbetura do t'i shohim si finale.

Një ndeshje që ju jep mundësinë të konsolidon­i pozitat në tabelë në rast fitoreje dhe në të kundërt të rrezikohen­i sërish për mbijetesën…

Do të luajmë dhe më pas të shohim si janë gjërat. Rëndësi ka që ne të bëjmë lojën tonë si

në ndeshjet e fundit, duke krijuar presion në të gjithë fushën te kundërshta­ri.

Mendoni se eliminimi nga Kupa do të bëjë që Kukësi të jetë më i fokusuar tani në kampionat?

Kupa është mbyllur dhe nuk flasim më për të. Përqendrim­i është te kjo ndeshje, që është shumë e rëndësishm­e për vazhdimësi­në tonë. Patjetër do të japim maksimumin që të arrijmë më të mirën.

Në transferta Kukësi thuajse pëson gjithnjë gol, keni diçka për të rregulluar në këtë aspekt?

Kemi shumë gjëra për të përmirësua­r të gjithë si

skuadër. Deri tani është e dukshme që skuadra ka bërë progres dhe duhet të vazhdojmë duke u ngritur.

E dini që Kukësi do të ishte në krye të renditjes nëse llogariten këto 12 javë që ju jeni në krye? Si ndiheni?

Faleminder­it për pyetjen pozitive ndaj meje. Jemi munduar të bëjmë më të mirën për skuadrën. Më besoni, më duhen 4 orë të plota që të vendos për çdo seancë stërvitore, jam shumë i fokusuar te stërvitja. Nuk dua të gaboj në asnjë stërvitje, mendoj në detaje kur duhet ngarkesa fizike dhe kur duhet ulur ritmi. Me kualitetet që kam në skuadër, ashtu e ndërtoj edhe stërvitjen. I shoh me shumë kujdes gjërat. Shpresoj dhe kam besim që me këta lojtarë që më kuptojnë të gjitha idetë dhe më vlerësojnë në çdo zgjedhje taktike që bëj, besoj që do ta mbyllim mirë sezonin. Kam një grup lojtarësh fantastikë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania