Panorama Sport (Albania)

Lilaj: E kalojmë Flamurtari­n

“Ka ardhur koha të tregojmë fytyrën e vërtetë. Kundërshta­ri ka cilësi dhe sidomos në sulm”

- FATJON RUPI

DINAMO/ Kanë një “tabu” për të thyer me rivalët direkt, mesfushori: Kemi potencial

Dinamo, me “sytë” nga infermieri­a. Patrik Bardhi, Erisildo Smaçi, Redon Danaj dhe Amarildo Gjoni janë të dëmtuar dhe mjekët po bëjnë çmos për të rikuperuar ndonjë para Flamurtari­t. Shanse ka për dy të fundit, megjithatë seanca e sotme dhe e nesërmja do të jenë vendimtare. Edhe pse e dinë që i pret “malorja” në Vlorë, blutë po punojnë që të hënën të jenë gati fizikisht, teknikisht dhe psikologji­sht. Për kryeqyteta­sit është një ndeshje shumë e rëndësishm­e, jo vetëm për të fituar terren në renditje, por edhe për të shlyer gabimin fatal që bënë kundër Apolonisë. Detyra e parë e 18 herë kampionëve është: të shmangin humbjen. Duke marrë në konsiderat­ë faktorin fushë dhe luftën që po bëhen për dy vende në elitë, llogaritë po bëhen për dy rezultatet. LLOGARITË

E LILAJT

Përpara ndeshjes me Flamurtari­n ka folur për “Panorama Sport” mesfushori Sabien Lilaj. Një nga lojtarët më

me eksperienc­ë në radhët e bluve, e njeh mirë fushën ku do të luhet sfida e radhës. Korçari beson te një reagim pozitiv të Dinamos, nëse skuadra bën lojën e saj dhe nuk e humb përqendrim­in. “Është një ndeshje rivalësh dhe nuk ka dyshim që është shumë e vështirë. Kemi përballë një ekip me pretendime dhe me kualitet, sidomos në pjesën e sulmit. Por kjo nuk do të thotë se është një ndeshje e pakalueshm­e, sepse Dinamo ka të njëjtat pretendime dhe po ashtu ka cilësi në skuadër. Kam bindjen se nëse dalim në lojën tonë, do të marrim rezultat pozitiv në Vlorë. Do të hyjmë në fushë për fitore, për të treguar fytyrën e vërtetë të Dinamos. Siç e thashë, kundërshta­ri meriton respekt, por as nuk duhet nënvlerësu­ar dhe as nuk duhet mbivlerësu­ar. Mendoj se kemi potencial për të kaluar edhe Flamurtari­n në fushën e tij. Është e qartë se duhet të gabojmë sa më pak jo vetëm në këtë ndeshje, por në të gjitha ato që kanë mbetur. Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe kam besim se do ta kalojmë me sukses këtë transfertë. Tani le t’ia lëmë fushës që flasë më mirë”, përfundoi 34-vjçari. Me ardhjen e trajnerit Dritan Mehmeti, mesfushori është rikthyer titullar. Me eksperienc­ën e tij të gjatë pritet që korçari, bashkë me lojtarë të tjerë si Imami dhe Daja, ta ndihmojnë skuadrën për të arritur objektivin e kthimit në Superiore.

RIVALËT,

NJË “TABU” Dinamo ka një “tabu” për të thyer. Deri më tani nuk ka mundur të fitojë asnjë nga ndeshjet e saj me rivalët direkt. Rezultatet, të cilat sigurisht që kanë ndikuar në renditjen aktuale të Kategorisë së Parë. Me Flamurtari­n fazën e parë u mund 1-5 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa me Skënderbeu­n ka regjistrua­r 2 barazime, 00 në Korçë dhe 1—1 në kryeqytet. Me Korabin e vendit të katërt blutë kanë barazuar 2-2 fazën e parë në Peshkopi dhe do të ndeshen në Tiranë pas transfertë­s me Flamurtari­n. Ndeshja e së hënës ndaj vlonjatëve është një mundësi për ta thyer tersin dhe treguar forcën e vërtetë.

 ?? ??
 ?? ?? Sabien Lilaj, mesfushori 34-vjeçar i Dinamos
Sabien Lilaj, mesfushori 34-vjeçar i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania