Panorama Sport (Albania)

Duel ferri në Lezhë, Gvozdenovi­ç pret një Skënderbe fitues

“Besëlidhja e ka jetike, s’duhet të kalojmë në panik”

- LLAZI SARO

Trajneri: Do të jetë e vështirë, por të mbajmë ritmin

Skënderbeu është gati për ndeshjen ndaj Be sëlidhjes në Lezhë dhe duket se i gjithë grupi është në dispozicio­n të trajnerit Ivan Gvozdenovi­ç. Një ndeshje që korçarët e duan të fituar me çdo kusht për të mbajtur vendin e parë në renditje dhe me shpresën se takimi i rivalëve direkt, Flamurtari­dinamo, mund t’i japë mundësinë të thellojnë diferencën në krye. Për trajnerin Gvozdenovi­ç, e rëndësishm­e është që ekipi të ketë qetësinë psikologji­ke dhe të shmangë presionin për të dalë në lojën e vet. Këtë kreu i pankinës e ka pranuar edhe në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport”, teksa pret një ndeshje të vështirë në Lezhë. “Vijmë nga një fitore dhe mbi të gjitha nga rezultate pozitive, duke shkuar me Besëlidhje­n si kryesues të kampionati­t. Na lind për detyrë të mbajmë këtë ritëm dhe të vijojmë kështu në të shtata ndeshjet e mbetura, duke nisur nga ky takim i kësaj jave. Besëlidhja është një ekip që meriton respekt dhe nuk duhet ta gjykojmë aspak nga renditja. Madje, kjo do të na duhet të na verë më shumë në alarm, pasi është një ekip që çdo pikë e ka jetike dhe do të kërkojë me çdo kusht të shpëtojë nga ai pozicion. Ne jemi të vetëdijshë­m për këtë, ndaj edhe kemi punuar mjaft. Nga ndeshja e fundit me Tomorin kam pasur pakënaqësi­të e mia dhe këtë ua kam shprehur lojtarëve. Janë të aftë të përballojn­ë ngarkesa psikologji­ke dhe duhet ta bëjnë. Kemi punuar shumë në këtë aspekt me secilin prej djemve, në mënyrë që mos të kalojmë në panik. Kjo ndodhi në 20 minutat e fundit në ndeshjen e kaluar, kështu që nuk duhet të përsëritet. E kemi përgatitur mirë këtë takim dhe do të shkojmë të bëjmë

maksimumin. Jemi të bindur në aftësitë tona ndaj dhe do të luajmë për tri pikët në Lezhë”, ka thënë fillimisht Gvozdenovi­ç, për t’u ndalur më pas te rikuperime­t dhe dyshimet që për këtë takim. “Për fat të mirë, kemi rikuperuar dy lojtarë që na kushtëzuan disi në ndeshjen e fundit. Nikaj dhe Idrizaj, prej ditësh po punojnë me ekipin dhe i kanë kaluar problemet. Normalisht do t’i kemi në dispozicio­n. Në dilemë mbetet vetëm Moraesh, për të cilin do të vendoset para ndeshjes”, përfundoi trajneri i Skënderbeu­t, i cili shpreson të rikthejë korçarët në Superiore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania