Panorama Sport (Albania)

Superliga, fitore në transferta për Partizanin e Erzenin Skënderbeu leksion Partizanit edhe në kampionat, Vllaznia mund Teutën

SPORT VOLEJ FEMRA/ Të kuqet pësojnë humbjen e parë në Superligë Vllaznia mposht me përmbysje Teutën, sot Tirana-studenti

-

VOLEJ/ “Demat” mundin Skënderbeu­n, shijakasit Elbasanin

Superliga e volejbolli­t të meshkujve ka luaj tur dje tri ndeshje për javën e 13-të. Partizani kryesues mundi Skënderbeu­n në Korçë me rezultatin 1-3. Vendësit i befasuan kryeqyteta­sit në setin e parë, për ta fituar këtë fraksion 25-20 me pikën finale nga Musaka. Partizani reagoi menjëherë, teksa skuadra e Ylli Tomorrit i korrigjoi gabimet për t’i fituar bindshëm tri setet e radhës në shifrat 1625, 12-25 dhe 20-25. Oforah me 21 pikë dhe Ozokye me 18 ishin lojtarët më efikasë në sulmin e miqve, të cilët me këtë sukses shkojnë në kuotën e 33 pikëve, duke i ruajtur pozitat në vendin e parë. Për korçarët pikëshënue­si më i mirë ishte Lloshi me 16. Asnjë problem për Erzenin në transfertë­n kundër Elbasanit të vendit të fundit. Shijakasit triumfuan pastër 0-3 në një sfidë që zgjati 90 minuta. Miqtë ishin superiorë në të tria setet, duke i fituar ato 16-25, 19-25 dhe 1925. Ky ishte suksesi i 11-të për Erzenin në kampionat, me shijakasit që ngjiten në vend të dytë në renditje, duke parakaluar Tiranën. Këta të fundit do të zbresin sot në orën 19:00 në parket për t’u përballur me Studentin në “Farie Hoti”. Një ndeshje tepër interesant­e e ditës së djeshme ishte ajo mes Vllaznisë e Teutës në Shkodër. Pas një beteje që zgjati 2 orë e 10 minuta, fitues dolën shkodranët 3-2. Një takim me përmbysje dhe ripërmbysj­e, teksa të zotët e shtëpisë fituan setin e parë 2521, ndërsa durrsakët reaguan në dy setet e tjera, duke i marrë ato në shifrat e njëjta 19-25. Vllaznia triumfoi në setin e katërt 25-23, ndërsa vulosi suksesin në setin final duke fituar 15-13. Kapiteni Qafarena me 22 pikë dhe Curraj me 21 ishin më të mirën në suksesin e kuqebluve, ndërsa për Teutën s’mjaftoi Xhebrahimi, autor i 27 pikëve.

Një javë pasi e mundi në finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu ka shënuar një tjetër fitore përballë Partizanit, këtë herë në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të Superligës. Korçaret e trajnerit Orlando Koja kanë triumfuar në fushën e tyre ndaj kryeqyteta­seve me rezultatin e pastër 3-0, duke i shkaktuar kështu të kuqeve disfatën e parë sezonale në kampionat. I shtyrë nga publiku i zjarrtë korçar në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, Skënderbeu u shfaq dominues ndaj Partizanit për t’i mbyllur llogaritë e ndeshjes në një hark kohor prej 1 ore e 17 minutash. Edhe një herë tjetër protagonis­te absolute në parket në suksesin e juglindore­ve ishte amerikania Kayla Williams, e cila po bën diferencën në parket. Pas një ekuilibri në pikët e para, korçaret e përmirësua­n ndjeshëm lojën, për ta fituar setin e parë 25-19, me pikën e fundit të shënuar nga Williams. Seti i dytë nuk kishte shumë histori, pasi vendëset u shkëputën menjëherë, ndërsa Haynie fiksoi në fund shifrat 25-17. E njëjta tablo është edhe në setin e tretë, i cili mbyllet sërish 25-17 për korçaret. Ky ishte suksesi i nëntë në kampionat për Skënderbeu­n, një fitore me vlerë që i konfirmon korçaret edhe në këtë edicion si favorite kryesore për titullin. Ndërsa Partizani, duket se e ka humbur atë shkëlqimin që ka pasur gjatë pjesës së parë të sezonit, me të kuqet mbeten në vend të parë, por tashmë jo më si të pathyeshme. Për sa u përket statistika­ve individual­e në këtë takim, Williams me 20 pikë ishte lojtarja MVP e ndeshjes, mbështetur nga Elena Bego me 11 pikë dhe Jessica Haynie me 10. Te Partizani si gjithnjë rendimenti­n më të lartë e kishte Enkeleda Braho, autore e 11 pikëve. Në ndeshjen tjetër, Vllaznia mundi dje Teutën me rezultatin e pastër 3-0. Shkodranet u treguan superiore në fushën e tyre duke i fituar thellë të tria setet, respektivi­sht në shifrat 2516,

25-14 dhe 25-9. Klodeta Zhivani me 14 pikë, Sara Malaj me 12 dhe Edna Erkoçi me 10, ishin udhëheqëse­t kryesore të Vllaznisë në këtë sukses. Për durrsaket, asnjëra prej lojtareve nuk mundi të arrinte kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa rendimenti­n më të lartë e kishte Flavia Memolla, autore e 7 pikëve. Java e 13-të e Superligës së volejbolli­t të femrave do të kompletohe­t sot me dy ndeshjet e mbetura. Fillimisht në orën 12:00 në sallën e Farkës, Korabi luan si pritës përballë Lushnjës, ndërsa në orën 18:00 në sallën “Feti Borova” do të zhvillohet derbi i kryeqyteti­t ndërmjet Tiranës dhe Barletit. Kujtojmë se kjo është java e parafundit për sezonin e rregullt, ndërsa më pas do ta ketë radhën pjesa më e nxehtë e kampionati­t, faza “play off”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania