Panorama Sport (Albania)

Short horror për anglezet, Italia ka derbi në çerekfinal­e

Nëse Interi kalon Benfikën, një italiane në finale

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

CHAMPIONS / Reali rigjen Çelsin, Pepi Bajernin e Mynihut

Evërteta është: short i bekuar për skuad rat italiane dhe i pamëshirsh­ëm për ekipet angleze, spanjollen dhe gjermanen. Italianët mund të ëndërrojnë, sepse do të kenë me siguri një skuadër në katër më të mirat e Europës dhe nëse edhe Interi do të kalojë Benfikën në çerekfinal­e, atëherë Italia do të ketë një ekip në finalen e Stambollit më 10 qershor.

SHORTI – Goglat e shortit të Nionit i dhanë jetë katër dueleve çerekfinal­iste: nga njëri krah është Milan-napoli dhe Benfika Inter, nga tjetri, ai ku goglat u treguan të pamëshirsh­me është Real Madrid-çelsi dhe Mançester Siti-bajern Mynih. Tri ekipet italiane janë të gjitha nga i njëjti krah dhe me Benfikën, që mund t’u prishë planet. Pep Guardiola do të përballet edhe njëherë me ish-klubin e tij, Bajernin e Mynihut, në rrugën për të siguruar Champions-in e parë në historinë e Mançester Sitit, por edhe të tijën pas epokës së lavdishme me Barcelonën. “Qytetarët” janë favoritët për t’i shkuar deri në fund turneut këtë vit. Karlo Ançeloti do të rigjejë edhe njëherë tjetër Çelsin, skuadrën që mposhti në çerekfinal­et e sezonit të shkuar. Skuadra e Graham Poterit nuk vjen në momentin më të mirë të saj, por duket se në dy javët e fundit është zgjuar dhe do të kërkojë hakmarrjen për dramën e sezonit të shkuar.

ITALIANËT ME FAT – Milani do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi në datën 12 prill dhe pastaj udhëton drejt “Maradonës” më 18 prill kundër Napolit të pandalshëm të Spaletit. Interi e

luan sfidën e parë në Lisbonë në datë 11 për ta pritur më pas Benfikën në “San Siro” më 19. Milani dhe Napoli do të përballen tri herë në harkun e 17 ditëve (bashkë me duelin në kampionat), ndërsa ëndrra mbetet natyrisht ajo gjysmëfina­le

100% italiane, si në vitin 2003 me derbin Milan-inter, i cili është një opsion edhe këtë herë, por në mes është Napoli, që po dominon në Itali dhe tremb Europën me lojën dhe cilësinë e vet.

DATAT – Ndeshjet e para të gjysmëfina­leve janë në program

për t’u zhvilluar më 910 maj, ndërsa kthimi më 1617 maj. Fati u buzëqesh ekipeve italiane, por vëmendja e vërtetë do të jetë te Real Madrid-çelsi dhe mbi të gjitha Mançester Siti-bajern Mynih, që paralajmër­ojnë një spektakël unik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania