Panorama Sport (Albania)

Liga e Europës, Juvja do të sfidojë Sporting Lisbonën

“Zonja” do të luante me fituesen e Junajtid-sevilja

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Shorti, përsëritet finalja e Tiranës, Fejnord-roma

Shmang derbin me Romën apo edhe su persfidën me Mançester Junajtid, por ndërkohë peshkon, ndoshta, skuadrën e tretë të fortë që ka mbetur në lojë. Juventusi ka njohur tashmë kundërshta­rin e tij për në çerekfinal­et e Ligës së Europës, Sportingun e Lisbonës. Ekipi ku u formua Kristiano Ronaldo ka ofruar një test force, duke eliminuar me penallti në “Emirates” Arsenalin, favoritin kryesor të këtij turneu, dhe tashmë edhe ata kandidohen me të drejtë për finalen e Budapestit dhe turneun. Gjithsesi, edhe të tria sfidat e tjera janë shumë të ekuilibrua­ra si: Mançester Junajtid-sevilja, me spanjollët që janë rekordmenë­t e Ligës së Europës; Fejnordrom­a, e cila është përsëritja e finales së Ligës së Konferencë­s, vjet në Tiranë, por gjithashtu dueli që sjell në kujtesë shkatërrim­in dhe një Romë në flakë dy vite më parë, si rrjedhojë e përplasjev­e mes tifozërive; dhe dueli i katërt Leverkusen­st.gill. Ndërkohë, UEFA ka hedhur edhe mënyrën e shortimit të këtyre çifteve për në gjysmëfina­le ku fituesja e Juve-sporting do të përballet me Mançester Junajtid-sevilja, ndërsa Fejnord-roma do të sfidojë të kualifikua­rën e Leverkusen-st.gill.

Flet Pesoto – I pranishëm në Nion për Juventusin ishte ish-mbrojtësi Xhanluka Pesoto.

Drejtuesi bardhezi kërkon që të mos festojë askush përpara kohe, duke qenë se shmangën Junajtid: “Do të jetë një ndeshje e bukur kundër një rivali shumë të fortë dhe këtë e treguan duke eliminuar kryesuesit e Premier Ligës, Arsenalin. Edhe Sportingu ashtu si ne ka ardhur deri këtu pas eliminimit nga grupet e Championsi­t, prandaj do të kërkojë trofeun e Ligës së Europës për t’u ngushëllua­r. Sfida e kthimit më 20 prill? Është një gjë vërtet e bukur, pasi ky duel do të luhet 24 orë pasi të mësojmë përgjigjen e Këshillit të Garancisë për gjyqin e 15 pikëve dhe psikologji­kisht për ne është diçka tepër pozitive.

Ne favoritë? Nuk mund të them këtë, por nëse do të kemi organikën e plotë, pa dyshim që optimizmi për të avancuar ne do të jetë në maksimum, sepse siç e kanë thënë edhe vetë lojtarët në daljet e tyre të fundit, Liga e Europës është shndërruar në objektivin tonë kryesor sezonal”, përfundoi Pesoto.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania