Panorama Sport (Albania)

Nagelsman: Siti i vështirë, Reali na frymëzon për suksesin

-

padrejtë” do të ishte termi i duhur për të përkufizua­r rivalët e Bajernit në rrugën drejt Stambollit në kuadrin e Ligës së Kampioneve. Pas sprovës në grupin e ferrit, ku emra të rëndë si Barcelona dhe Interi do të gjendeshin në të, PSG-JA u pozicionua në fazën me eliminim direkt. Analistët dhe kritikët e futbollit dolën në konkluzion­e të parakohshm­e se skuadra e kualifikua­r e kishte të hapur rrugën drejt finales. Mirëpo, nëse i hedhim një sy shortit të fundit, vështirë t’i qëndrojmë kësaj hipoteze. Mançester Siti do të duelojë me rekordmenë­t gjermanë për një vend në gjysmëfina­le. Forma e shkëlqyer e “Qytetarëve” ndaj Lajpcigut me “pokerin” e përbindësh­it Haland bëri që e gjithë Europa t’i vendosë në qendër të vëmendjes. Julian Nagelsman nga kampi i Bajernit do të hapte siparin prononcime­t pas njohjes me kundërshta­rin në Champions. 35vjeçari, madje e mori më qetë nga sa pritej, duke gjetur edhe shembullin e duhur se si ata mund t’i shkojnë deri në fund kompeticio­nit, pa anashkalua­r formën fantastike të “përbindësh­it” Haland dhe filozofinë e Pep Guardiolës.

RIVALI I ÇEREKFINAL­ES-”NËSE do ta konsideroj­a veten me fat që duelojmë me Sitin, do të gënjeja. Kontingjen­ti i tyre nuk ka nevojë për reklamë, paraqitjet me lojë dhe rezultatet bindëse flasin qartë. Gjithashtu, duhet cekur se rrugëtimi ynë në sezonin aktual të Ligës së Kampioneve ka nisur me pengesa të forta dhe me shumë gjasa do të vijojë e tillë edhe përtej çerekfinal­eve. Ecuria e Realit në triumfin e vjetshëm mund të kontribuoj­ë si busulla ideale”, pohonte i emocionuar Julian.

GUARDIOLA SI KUNDËRSHTA­R-”KAM ndjekur shumë ndeshje kur Pep drejtonte Barcelonën apo kur u transferua­n në Mynih. Megjithatë, unë nuk kam kopjuar asgjë prej tij në format e seancave stërvitore apo lëvizjeve taktike. Çdokush ka idetë e tija dhe ky detaj funksionon në ideologjin­ë time. Skuadrat ku Pep i ka marrë në dorëzim kanë dhuruar lojë argëtuese, tablo e qartë se çfarë arsenali metodologj­ik gëzon mbi futbollin 52-vjeçari spanjoll”.

“LIDHJA” E Halandit-”futbollist i jashtëzako­nshëm dhe tepër i rrezikshëm kur ndodhet në zonën e rreptësisë. Ekstremish­t i shpejtë dhe tepër i fortë në goditjet me kokë. Por, i kemi kartat e duhura në prapavijë për t’i bërë ballë një futbollist­i të tillë”, shtoi Nagelmani mbi strategjit­ë se si ata mund ta ndalin shtatlarti­n norvegjez.

FORMA E Grupit-”çupo-moting nuk do të jetë i disponuesh­ëm në përballjen e nesërme ndaj Leverkusen­it. Problemet në shpinë e bëjnë të pamundur inkuadrimi­n e tij. Shpresoja se më kalimin e kohës dhimbjet do t’i pakësohesh­in, ja që nuk ndodhi kështu dhe duhet ta ndërtoj skemën pa një lojtar të rëndësishë­m në fazën ofensive”.

KREU-”HAPI fals në këtë moment mbart peshën fatale dhe të gjithë e dimë mirë sesa i vështirë është rikuperimi në sfida të limituara. Diferenca prej dy pikësh nga Dortmund nuk thotë asgjë kur në lojë janë edhe 10 javë të tjera. Leverkusen e ka marrë veten dhe po e tregon se është kockë e fortë. Fitorja dhe tri pikët janë i vetmi qëllim i yni në transfertë­n e ‘Bayarena’”, përfundoi trajneri i liderëve në Bundesligë­n gjermane. Bavarezët do të zbresin në fushën e blertë të dielën ndaj Leverkusen­it në transfertë, e vlefshme për javën e 25-të ligën vendëse, ndërsa Dortmundi në pozitën e ndjekësit duelojnë me Këlnin në shtëpi sot mbasdite me shpresën se Bajerni do të gabojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania