Panorama Sport (Albania)

Champions, Myler: Siti i fundit që donim të kapnim

33-vjeçari: Përballja me Guardiolën do të jetë interesant­e

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kapiteni rrëfen “të vërtetën” e hidhur pas shortit

Ecuria fantastike e Bajernit në Ligën e Kampioneve ka bërë që shumëkush të besojë se ata i kanë të gjithë “ingredient­ët” në rregull për të kurorëzuar “shijen” e suksesit, e përkthyer me 8 fitore në të njëjtën kuotën sfidash. Megjithatë Tomas Myler ka filluar të ndiejë rrezikun, pas njohjes me rivalin e ardhshëm në çerekfinal­e të Champions-it. 33-vjeçari do t’i cilësonte “Qytetarët” si kundërshta­rin e fundit që do të dëshironte të sfidonte në këtë moment: “Siti është pa dyshim një nga ekipet me formën më të mirë të momentit dhe komponenti në fjalë të bën t’i druhesh. Ekipi i fundit që doja të takoheshim në këtë raund. Halannd dhe De Bryjne nuk janë të vetmit që mund të shkaktojnë dëme në portën tonë. Kështu që mbajtja e vigjilencë­s do të jetë kryefjala në të dyja takimet me ta. Po ashtu ballafaqim­i me Guardiolën në pozitën e kundërshta­rit do të jetë vërtet speciale, pasi është hera e parë që do të ndodhë pas eksperienc­ës që kaloj këtu në Mynih”, theksonte i ngazëllyer “Plakushi” Myler. Tomas do t’i rriste dozat e vetëbesimi­t te të tijtë në vijim: “Ama kjo është vetëm njëra anë e medaljes, marrë në konsiderat­ë atë çka djemtë kanë prezantuar dhe vazhdojnë me të njëjtin temp. gola ka shënuar Bajern Mynih në 45 minutat e para përgjatë 24 javëve të zhvilluara në Bundesligë nga 71 që është totali i finalizime­ve. Tregues i qartë se nisja e vrullshme e lojës ka ndikim përcaktues të liderit.

Kalimi pa problem i grupit të ferrit, avancimin në fazën me eliminim direkt pa pësuar gola ndaj një pretendent­i si PSG-JA. Sfida e dytë do t’i vendosë vulën gjithçkaje dhe favori ynë është fusha dhe tifozëria e zjarrtë bavareze”, përfundoi lojtari më numër “25” te Bajerni.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Mërgim Berisha, 24 vjeç
Mërgim Berisha, 24 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania