Panorama Sport (Albania)

Poter, sfidë Realit: Ta fitojmë atë m... Lige Kampionesh

Trajneri i Çelsit: Sot fokusi është Evertoni

-

Trajneri i Çelsit, Graham Poter, këmbëngul se fokusi i tij është ndeshja e sotme e Premier Ligës kundër Evertonit dhe jo takimi çerekfinal kundër Realit të Madridit në Champions. Blutë e Londrës do të rigjejnë gjigantët spanjollë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ndërsa në gjysmëfina­le i pret një përballje e mundshme me fituesin e çiftit Mançester Siti-bajern Mynih. Pak orë përpara shortit, Poter tha gjatë një eventi me tifozët se ata do të përpiqen ta fitojnë atë m... Lige Kampionësh, duke ekzaltuar mbështetës­it e bluve. Por në konferencë­n e djeshme, ish-trajneri i Brajtonit tha: “Unë thashë se ne do të përpiqeshi­m që të fitonim Champions-in dhe jam i sigurt se kjo është e njëjta gjë edhe për 7 klubet e tjera. Klubet e tjera do të thonë se ju mund të humbisni në çerekfinal­e, sepse kjo është natyra e Ligës së Kampionëve. Ne do të fokusohemi te Reali i Madridit kur të shkojmë atje, por për momentin mendja është tek Evertoni. Jemi të emocionuar, por unë do të preferoja që të flisja për Evertonin, sepse ndeshja është nesër (sot) dhe gjërat e tjera janë shumë larg”. Çelsi i gëzohet më në fund rikthimit të N’golo Kantesë në skuadër. Mesfushori francez, i cili

u dëmtua në fillim të sezonit në derbin kundër Totenhemit, është grumbullua­r për ndeshjen e sotme të kampionati­t: “Trajnerët e mëparshëm të Çelsit kanë folur me superlativ­a për të sepse ai është një lojtar klasi. Ka qenë një mungesë e madhe për ne. Nuk dua të them që lojtarët e

tjerë nuk kanë dhënë gjithçka, por Kante është Kante dhe është një lajm i shkëlqyer për ne që ai është rikthyer. Por duhet të bëjmë kujdes sepse ai vjen pas një mungese të gjatë dhe duhet të ndërmarrë hapat e duhur për t’u rikthyer në gjendjen e tij optimale fizike”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania