Panorama Sport (Albania)

Leva: Me Realin, ndeshja më e madhe në botë

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

“El Clásico" është te dera dhe sulmuesi i Barcelonës, Rob ert Levandovsk­i, ka bërë gati golin kundër Realit. Polaku 34-vjeçar ka dhënë një intervistë për rrjetin mediatik "ESPN" në emisionin "Diarios de Bicicleta", ku ai është thelluar në disa prej pikave më të rëndësishm­e që i kanë bërë përshtypje në Barcelonë.

MBËRRITJA NË BARCELONË "Mbërritjen time te Barcelona e kam parë si një sfidë dhe pyeta veten nëse isha gati ta përballoja. Unë vërtet jam 34 vjeç, por ky është vetëm një numër dhe e di që mund të luaj për disa vite të tjera në nivele të lartë. Nuk e di saktësisht se sa, por gjithmonë kam qenë i lumtur duke luajtur. E dija që sezoni im i parë këtu nuk do të ishte më i përshtatsh­mi për të fituar tituj individual­ë, por isha i përgatitur. Kemi fituar një trofe dhe shpresojmë t'i shtojmë të tjerë deri në mbyllje të sezonit".

BARÇA KËTO DITË - "Ne kemi një ekip të mirë. Ndoshta me një ose dy afrime të mundshme do të ishim edhe më të fortë. Jo perfektë, të kuptohemi, por më konkurrues po. Këtë sezon kemi pasur probleme në Champions League dhe kjo është ajo që duhet të korrigjojm­ë. Nuk jemi ende gati për të garuar në nivelin më të lartë për tre trofetë. Në futboll është e pamundur të ndryshosh diçka në një javë apo një muaj. Duhet kohë. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga. Para se të vija e dija që Barcelona kishte shumë probleme, por kur pashë rrugën që ata donin të ndiqnin, projektin që më paraqitën, thashë me vete: Dua të jem pjesë e saj".

ANÇELOTI - "Ai ishte trajneri më dha vetëbesimi­n më të madh. Ai më dha diçka që nuk e kisha më parë. Ai është një person mbresëlënë­s, një njeri që kujdeset për çdo lojtar. Për të më e rëndësishm­ja është të jetë njeri i mirë, të mos flasë për taktika. Ai është një njeri nga i cili duhet mësuar".

“EL CLASICO” - "Është ndeshja më e rëndësishm­e për klube në botë, sepse ka shumë tifozë që e shikojnë. Edhe unë e shihja kështu kur nuk isha te Barça. Tani jam pjesë e El Clasico-s dhe kjo është e pabesueshm­e për mua".

SURPRIZA DEMBELE - "Ai është lojtari që më ka befasuar më pozitivish­t që nga seanca e parë stërvitore në Barcelonë. Ai ka talent, cilësi dhe është shumë i shpejtë. Ai mund të jetë lojtari më i mirë në pozicionin e tij. Ndonjëherë lëndohet, por nëse është në fushë mund të bëjë gjithçka me topin, sepse është talent puro".

RAFINJA - "Kur e pashë për herë të parë në stërvitje, thashë me vete. Ky djalë ka diçka të veçantë".

ARAUHO - "Për mua ai është një nga qendërmbro­jtësit më të mirë në botë".

STILI I TË LUAJTURIT - "Është e rëndësishm­e të përshtaten­i me ndryshimet dhe të mos përpiqeni të luani vetëm me një stil nëse nuk keni lojtarët e duhur për ta bërë atë. Të gjithë duan të imitojnë Guardiolën nga Barcelona. Por nëse shikon lojën e Mançester Sitit, ata nuk luajnë siç bënte Pepi te Barcelona, e kanë modifikuar mënyrën e të luajturit, duke iu përshtatur futbollit të sotëm. Tani skuadrat janë më të përgatitur­a taktikisht,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania