Panorama Sport (Albania)

Barça dhe Ançeloti vijojnë për rekord

-

"Klasikja" mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e futbollit botëror, rikthehet të dielën në La Liga. Janë të shumta analizat dhe parashikim­et për këtë përballje edhe pse të bësh një parashikim të këtij takimi nuk është një sipërmarrj­e e lehtë, duke marrë parasysh rivaliteti­n mes këtyre dy klubeve. Gazeta "Mundo Deportivo" ka bërë një përmbledhj­e të disa prej të dhënave më interesant­e dhe fakteve më kurioze të "Klasikes" në La Liga. Në Spanjë janë të gjithë të bindur se një fitore e Barçës të dielën në "Camp Nou" do t'i vinte kapakun titullit në La Liga, teksa një fitore e Realit do të rihapte sërish garën për titullin. - 5 fitore radhazi të Realit në 6 "Klasiket" e fundit - Barça ka humbur 5 nga 6 përballjet e fundit në La Liga kundër Realit. Katalanasi­t kanë regjistrua­r një fitore.

- Dy fitore radhazi të Madridit në "Camp Nou" - Reali i Madridit ka fituar në dy transferta­t e fundit në Barcelonë. Vetëm në një rast (janar 1963 - shkurt 1965), Reali numëron tri fitore si vizitor në "Camp Nou".

- Barcelona nuk ka humbur asnjë takim në shtëpi në La Liga - në 12 takime të luajtura në këtë sezon në fushën e saj, Barcelona ka fituar 10 ndeshje dhe ka barazuar 2 të tjera. Ecuria e dytë më e mirë përançelot­in në këtë sezon - Reali i Madridit nuk mundet prej pesë takimesh radhazi në La Liga në këtë sezon (3 fitore dhe 2 barazime), që është ecuria e dytë më e mirë në këtë sezon.

Barça, skuadra që nuk ka pësuar në më shumë takime - Në 19 nga 25 ndeshjet e luajtura në këtë sezon në La Liga, Barcelona nuk ka pësuar gol, duke vendosur një rekord historik në ecurinë e saj.

Reali, skuadra e parë që ka arritur 50 golat Madrilenët janë të parë në La Liga që kanë arritur të shënojnë 50 gola në këtë sezon. Ata janë ekipi i pestë në Europë për pritshmëri golash me koeficient 51.1. Para tyre qëndrojnë Paris Sg-ja, Siti, Arsenali dhe Bajerni. Rekord fitoresh 1-0 - Barcelona është skuadra që ka fituar më shumë takime në La Liga me shifrat 0-1 dhe 1-0. Kjo ka ndodhur në 9 takime.

Ferran Torres ka shënuar në dy "Klasiket" kundër Realit - Nëse ai do të shënojë nesër në mbrëmje do të bëhet i dyti lojtar në histori që shënon në tri "Klasiket" e para që ka luajtur. I vetmi që e ka bërë deri më tani është Samuel Eto.

Ançeloti, në kërkim të fitores së katërt - Italiani ka fituar 3 nga 7 përballjet në La Liga kundër Barçës. Në rast fitoreje të dielën do të bëhej i

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania