Panorama Sport (Albania)

Rodrigo: Kundër Barçës shkojmë vetëm për fitore

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

shtë ambicioz dhe kërkon gjithnjë më shumë. Po flasim për sulmuesin e Realit të Madridit, Rodrigo Goesh. Braziliani ishte një nga lojtarët kyç në suksesin e "Los Blancos"-ve në sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve. Golat e tij ndaj Çelsit dhe Mançester Sitit shënjuan rrugën e Realit drejt triumfit numër 14 në Champions. Një vit më vonë, Rodrigo e sheh veten më shumë në stol se sa në fushë dhe kjo gjë e rebelon braziliani­n, i cili kërkon të jetë një lojtar i rëndësishë­m për Karlo Ançelotin. Këtë gjë ai e ka theksuar në një intervistë për revistën "Club del Deportista". "Dua të luaj gjithnjë dhe këtë ia kam bërë të qartë trajnerit. Por ai gjithnjë më thotë të ruaj qetësinë. Unë e respektoj atë, mendimin dhe vendimin e tij, sepse e di se në skuadër kemi lojtar të shkëlqyer. Por duke qenë pjesë e Realit edhe unë dua të jem titullar, dua të bëhen vendimtar për ekipin", ka thënë numri 21 i Realit të Madridit. Rodrigo ka folur për pozicionin e tij të preferuar në fushë, por nuk bën polemika nëse Ançeloti e vendos aty ku e mendon më të arsyeshme. "Mua më pëlqen të luaj si një 10-të. Por mund të luaj pa problem në çdo pozicion",

shtoi ai. Rodrigo e di mirë se numrin 10-të e ka Modriç, me të cilin braziliani është një mik i ngushtë. "Për mua është kënaqësi të kem në krah një lojtar dhe një person si

Modriç" ka nënvizuar Rodrigo. Në intervistë­n e tij, Rodrigo nuk ka lënë pa përmendur dhe "Klasiken" kundër Barçës në La Liga. Një tjetër ndeshjet e ashpër që vjen pas suksesit në Champions kundër Liverpulit. "Kjo është një periudhë e ngarkuar, sepse ndeshjet vijnë me radhë njëra pas tjetrës dhe nuk kemi kohë për të pushuar. Personalis­ht më pëlqejnë takimet e shumta, sepse nëse nuk shkon mirë njëra pas pak ditësh vjen tjetra dhe mund të rikuperosh. Ndeshja ndaj Barcelonës është shumë e rëndësishm­e. Por nuk është se kërkon një përgatitje të veçantë. Të gjithë e dimë rëndësinë e këtij takimi. Objektivi ynë nuk ndryshon, duam të fitojmë në Barcelonë", tha ai.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania