Panorama Sport (Albania)

Pioli: Europa ndryshe, mendojmë për Udinezen

“Napoli brenda mundësive, Ibra dhe Leao s’janë probleme”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nga shorti te Seria A, trajneri analizon momentin e ekipit

Sot në 20:45 do të lua jë ndaj Udinezes, por në orët e fundit vëmendja e ambientit te Milani ka qenë në sfidën e dyfishtë në çerekfinal­et e Championsi­t kundër Napolit. Për këtë arsye edhe konferenca për shtyp e Stefano Piolit ishte e orientuar më tepër në këtë drejtim, çka tingëllon si një kambanë alarmi ndaj skuadrës, e cila shpesh në këtë sezon është hutuar.

Si e përjetuat shortin e Champions-it?

Po stërvitesh­im, por e dinim se ndaj askujt nuk do të ishte e lehtë. Duam të përparojmë sa më shumë dhe Napoli duke dominuar kampionati­n e ka treguar se sa i fortë është. Jemi në këtë fazë me meritë, por ndihemi të motivuar, sepse Champions-i është Champions dhe Milani mbetet Milan.

Keni folur me Spaletin, sepse thuhet se Napoli ka festuar për shortin?

Pavarësish­t se raporti ynë është optimal, unë nuk besoj se do të më shkruajë (qesh). Para Champions-it kemi një ndeshje kampionati me Napolin, por në këtë moment ne duhet të mendojmë për Udinzen. Sa për festimet e Napolit, mund të them se ne duam të festojmë pas ndeshjeve.

Çfarë ndeshjeje prisni në Udine?

I njohim dhe pres një ndeshje fizike që do të fokusohet te sulmi. Nga ana jonë nevojitet vendosmëri për të marrë tri pikët.

Keni menduar të ktheheni ndonjëherë te moduli i vjetër apo ju pëlqen të luani me një mbrojtës më shumë?

Nuk po luajmë me një mbrojtës më shumë, sepse edhe me skemën e vjetër, anësori ynë ndiqte mbrojtësin e krahut te kundërshta­ri, ndërkohë që mbrojtësi ynë i djathtë rrëshqiste në qendër,

duke formuar një prapavijë me tre. Për mua rëndësi ka që të komandojmë ndeshjen dhe modulin e vjetër do ta përdorim përsëri kundër disa ekipeve.

Sa ambicie nevojitet për të fituar Champions-in?

Shumë, por fillimisht duhet të kalojmë këtë tur. Champions-i

është objektiv dhe ne duam të shkojmë deri në fund. Për t’ia dalë do të nevojiten paraqitje niveli duke nisur që nga Napoli, por tani duhet të mendojmë për Serinë A.

Sa e rëndësishm­e mund të rezultojë ndalesa e kombëtarev­e?

Do të jetë më e rëndësishm­e se në çfarë pozicioni renditjeje do të mbërrijmë, ndaj rezultati në Udine do të këtë shumë ndikim. Renditja është e ngushtë e duhet të bëjmë detyrën.

Si ju është dukur skuadra gjatë kësaj jave?

Djemtë, sidomos një ditë pas ndeshjes, ishin shumë të mërzitur. Më pëlqeu ky fakt dhe sidomos kur kam të njëjtat ndjesi më skuadrën. Në stërvitje më janë dukur të vendosur ndaj edhe jam optimist.

Nga çfarë faktorësh do të ndikohet formacioni?

Ibra është mirë, por nuk mund të luajë ende 90 minuta. Origi dhe Rebiçi janë gati. I pari është penalizuar nga dëmtimet dhe nga forma e Zhirusë, por me siguri që mund të na japë ndihmëse të madhe. Ashtu si Leao, që nuk është i shqetësuar siç thuhet në media. Vështirësi­të e kësaj ndeshjeje i dimë dhe gjithashtu atë që duhet për të marrë pikët.

 ?? ?? Stefano Pioli, 57 vjeç
Stefano Pioli, 57 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania