Panorama Sport (Albania)

“Djalli” kapet te tradita, Napoli do historinë

-

- Milani nuk e kishte kaluar raundin e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2011/’12, gjithashtu në atë rast duke eliminuar një ekip nga Londra (fitore 4-0 në ndeshjen e parë, humbje 0-3 në ndeshjen e dytë kundër Arsenalit).

- Kjo do të jetë hera e parë që “Djalli” dhe Napoli përballen për herë të parë në kompeticio­net europiane. Ndërkohë, kuqezinjtë janë përballur dy herë me Napolin në çerekfinal­et e Kupës së Italisë, duke përparuar në të dyja rastet: 2-1 në 1936-ën dhe 2-0 në 2019ën.

- Milani ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e tij në kompeticio­net europiane kundër ekipeve italiane (0-2 kundër Parmës në ndeshjen e dytë të finales së Superkupës së Europës 1993) - bilanci plotësohet me pesë fitore (njëra prej të cilave në penallti në finalen e 2003-shit kundër Juves) dhe tri barazime.

- Napoli u kualifikua në çerekfinal­et e Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tij. Në përgjithës­i, ky është rasti i shtatë që napolitanë­t arrijnë në çerekfinal­e në një kompeticio­n europian (1 në Champions, 3 në Ligën e Europës dhe 3 në Kupën e Kupave). - Napoli do të përballet për herë të dytë me një kundërshta­r italian në kompeticio­net europiane; i vetmi precedent i këtij lloji daton në sezonin 1988/’89, kur napolitanë­t përparuan kundër Juves në çerekfinal­et e Kupës UEFA.

- Napoli ka fituar tri nga pesë ndeshjet e fundit kundër Milanit në ndeshjet zyrtare (2H), të gjitha të luajtura në Serinë A, pasi ka arritur vetëm një sukses në po aq ndeshjet e mëparshme kundër kuqezinjve në të gjitha turnetë (3B, 1H).

- Hera e fundit që Napoli u takua me “Djallin” në një kompeticio­n tjetër përveç Serisë A ishte në çerekfinal­et e Kupës së Italisë 2018/’19, kur u eliminuan nën drejtimin e Karlo Ançelotit.

- Napoli ka shënuar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha turnetë. I vetmi rast pa gol në ndeshjen në shtëpi të sezonit të kaluar (0-1, 6 mars 2022). - Napoli i ka fituar të tria ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Milanit, duke mbajtur dy herë portën e paprekur – të njëjtin numër fitoresh nga 28 ndeshjet e mëparshme jashtë fushe kundër Milanit në të gjitha turnetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania