Panorama Sport (Albania)

Barezi: Tradita nga ana jonë, por nevojitet shumë kujdes

-

Legjenda

i druhet Napolit, thirrje kuqezinjve për dy prova karakteri

Franko Barezi, nga lartësia e përvojës së tij, mendon dhe beson se Milani mund të thotë fjalën e tij në Champions edhe ndaj Napolit. Menjëherë pas shortit, zëvendëspr­esidenti i “Djallit” ka komentuar verdiktin e goglave të Nionit.

Si ju duket shorti?

Kishte pak ankth për italianët dhe do të duhet të përballemi me Napolin. Do të jenë dy ndeshje të bukura. E respektojm­ë Napolin për atë që po bën dhe po propozon. Milani ka historinë dhe përvojën për të luajtur dy ndeshje të shkëlqyera. Napoli ka lojtarë cilësorë, ne duhet të rrisim nivelin. Mendoj se Milani mund ta bëjë diçka të tillë.

Sa ndikon historia e Milanit në Europë?

Sigurisht historia jonë flet shumë, e dimë se çfarë është në gjendje të bëjë Milani ndërkombët­arisht. Ky ekip dëshiron të befasojë sërish. Ka entuziazëm në skuadër, dy ndeshje mund t’i japin rëndësi kalimit të turit.

Me Napolin ka pak sfida të së shkuarës...

Duke menduar për Napolin, më vijnë ndërmend sfidat e viteve 1980-ës me Napolin e Maradonës. Gjithmonë ka pasur respekt të madh. Do të jetë një ndeshje e nxehtë si në Milano ashtu edhe në Napoli, por jemi mësuar me të.

Çfarë mund të thoni për kundërshta­rin?

Osimhen është një sulmues i madh që shënon në të gjitha mënyrat. Duhet mbajtur sa më larg zonës. Napoli krijon shanse, ka cilësi, ka Kvarën në krah, Zielinskin, Lobotkën... janë një ekip që duhet marrë në konsiderat­ë dhe e dimë se cilat janë cilësitë e tyre.

Si ju duket niveli i Champions–it të Milanit sivjet?

Është normale që të rritet. Skuadra ka bërë një rrugëtim shumë të mirë, jemi në çerekfinal­e dhe duam të ëndërrojmë e të mendojmë pozitivish­t. Milani ka histori, përvojë dhe një grup që mund të bëjë shumë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania