Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Milani është Champions-i, vetëm Maldini ka 5 trofe

“Kush e quan short pozitiv s’merr vesh nga futbolli”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Trajneri frenon entuziazmi­n për sfidat e Europës

Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti, ka komentuar shortin e Champions-it në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”. Skuadra napolitane peshkoi Milanin, një përballje e dyfishtë që do të zhvillohet në prill: “Ndeshja kundër Frankfurti­t ishte e komplikuar sepse kur të gjithë thonë se e keni të fituar, krijohet tension i frikshëm pasi kualifikim­i merret si i mirëqenë dhe çdo gjë ndërlikohe­t. Jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu e çfarëdo që të vijë do të jetë e mirëpritur”. Nuk

mund të mungonte edhe një koment mbi rivalët e radhës në Europë, pasi shumë tifozë në Napoli e quajnë të kaluar edhe çerekfinal­en. “Do të kisha preferuar të mos takohesha me italianët dhe vetëm ata që nuk e kuptojnë futbollin mund të thonë se Napoli pati

një short të mirë. Milani është Champions-i dhe vetëm Maldini ka fituar pesë herë këtë turne. Ditët e fundit kam lexuar që PSG-JA dhe Siti ndër vite kanë vuajtur për të arritur në fund, sepse u mungon tradita në këtë kompeticio­n”, vijoi deklaratën e tij Spaleti. Për intervistu­esin, sidoqoftë, Napoli duket në anën më të lehtë të tabelës duke qenë se në tjetrën janë superfuqi të kontinenti­t në këto momente. “Inter, Milan e Benfika nuk duhen nënvlerësu­ar. Çdo gjykim duhet të jetë i ekuilibrua­r në një moment si ky. Milanin e njoh dhe

mendoj se është një skuadër që e ka kaluar momentin më të vështirë. Janë kampionë të Italisë në fuqi dhe më duket një skuadër në rritje konstante falë edhe zotësisë së trajnerit të saj”, ishte komenti i trajnerit të Napolit, që gjithsesi nuk sheh favoritë në këtë duel. “Për ne do të jenë dy ndeshje ndaj një rivali të jashtëzako­nshëm. Do të kualifikoh­et ai që do të tregohet më i zoti në fushë për të lexuar situatat e lojës. Milani është një kundërshta­r shumë i rëndësishë­m në të gjitha aspektet”, përfundoi deklaratën e tij Spaleti.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania