Panorama Sport (Albania)

Momenti i së vërtetës për Diazin, në Udine vendos 10-shi kuqezi

Përsëri titullar, ekipi pret dritën e fantazisti­t

-

Kur ndien pak presion, shpesh vendos të luajë me kokën lart. “Është momenti për të qenë seriozë”. Kjo është mënyra e Brahim Diazit që më të mirën e jep në momentet e vështira të skuadrës. Diçka të ngjashme e bëri pikërisht fazën e parë kundër Udinezes. Ishte gushti i 2022-shit dhe Milani kampion Italie po vuante pas golit të pësuar nga i zakonshmi Bekao. Numri 10 kuqezi ishte titullar dhe sytë i kishte edhe nga stoli ku qëndronte i ulur edhe njeriu që duhet ta zëvendëson­te e për të cilin klubi kishte shpenzuar 32 milionë euro. Nuk i është druajtur kurrë konkurrenc­ës me De Ketelaren, por në atë sfidë spanjolli dhuroi asistin e parë sezonal. Sikur të mos mjaftonte, edhe shënoi. Siç thamë, kur gjërat bëhen serioze, djaloshi nga Majorka shpesh ngjitet në katedër. RINGJALLJA - Viti i Diazit synon vetëm një gjë: të blihet nga Reali. “Los Blancos” ruajnë të drejtën për ta mbajtur, por katet e sipërme të “Djallit” synojnë një zbritje, 16 milionë plus bonuse krahasuar me 22 që priten në Madrid. Në kampionat Brahimi nuk

ka shënuar që nga 22 tetori, dy gola ndaj Monzës dhe një lojë e ndeshje, por në Champions shënoi golin që e çoi Milanin në çerekfinal­e. Përveç derbit, ai ka luajtur në të gjitha ndeshjet e fundit të kampionëve të Italisë. Në fillim të tetorit ai lëndoi Juventusin duke u rrëshqitur mes fanellave bardhezi nga qendra. I tillë Diazi ka qenë që fëmijë, lartësohet më shumë në momente të rëndësishm­e. Në gusht, kur të gjithë prisnin CDK-NË, ai dëmtoi Udinezen për të përsëritur konceptin: “Unë jam gjithmonë lojtari i nevojës”. Kampion i Italisë si protagonis­t. Ai do të luajë të shtunën në Udine ku 10-shet shpesh vendosin fatet e takimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania