Panorama Sport (Albania)

Inter-juve rikthehet në modë, e ndjekin 1 miliard shikues

- Përgatiti: NISLI GJINI

Në "La Scala"-n e fut bollit italian do të marrë jetë të dielën në mbrëmje në orën 20:45 derbi i Italisë, ai mes Interit dhe Juventusit, që pavarësish­t se këtë herë nuk është një sfidë për kreun e tabelës, vazhdon të mbartë gjithë shkëlqimin e saj, falë edhe një statistike të veçantë. Kjo do të jetë ndeshja numër 180 në Serinë A ndërmjet Interit dhe Juventusit, duke u bërë kështu ndeshja më e luajtur në historinë e kampionati­t (ndeshjet ndërmjet Interit dhe Romës janë 179), me një bilanc që shikon dukshëm në avantazh bardhezinj­të me 86 fitore kundrejt 48 të zikaltërve dhe 45 barazime. Dueli është rikthyer të shkëlqejë edhe jashtë fushe, aty ku pritet të ndiqet nga 1 miliard shikues të shpërndarë në 185 vende të ndryshme të botës, ku do të transmetoh­et ndeshja. Nga paradoksi "San Siro" që është në favor të Juves, deri tek ecuria e klubeve dhe lojtarëve, ja disa nga statistika­t më interesant­e të ndeshjes. STATISTIKA­T

- Juventus mundi Interin 2-0 në ndeshjen e parë dhe nuk ka grumbullua­r dy fitore në dy ndeshje në të njëjtin kampionat kundër zikaltërve që nga sezoni 2019/20 (me trajnerë Sarrin dhe Konten). Përveç kësaj, për të gjetur dy fitore të bardhezinj­ve brenda një sezoni pa pësuar gol duhet të kthehemi në 1976/77.

- Interi nuk e ka mposhtur Juventusin në një ndeshje në shtëpi të luajtur në fazën e dytë të Serisë A që nga prilli 2010 (2-0). Përveç kësaj, në epokën pas Tripletës, zikaltrit kanë fituar vetëm 2 nga 12 takimet e tyre

në kampionat në shtëpi me bardhezinj­të (5 barazime, 5 humbje), të paktën 3 fitore më pak se kundër çdo kundërshta­ri tjetër që kanë takuar të paktën 10 herë në "San Siro" gjatë kësaj kohe.

- Që kur Seria A u kthye në 20 ekipe (2004/05), kjo është hera e pestë që Interi humbet të paktën 8 nga 26 ndeshjet e para. Në katër rastet e tjera, zikaltrit nuk kanë përfunduar kurrë në katër vendet e para të renditjes në fund).

- Vetëm Napoli (23) ka shënuar më shumë gola se Juventusi (20) në Serinë A që nga fillimi i vitit 2023 dhe

vetëm kryesuesit (9) kanë arritur më shumë fitore se bardhezinj­të (7) në këtë vit kalendarik.

- Interi është mposhtur në 3 nga 6 ndeshjet e fundit të Serisë A të luajtura pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, duke përfshirë dy të fundit sipas rendit kronologji­k (kundër Bolonjës dhe kundër Juventusit në ndeshjen e parë). Juventusi ka fituar të gjashta ndeshjet e fundit të kampionati­t të luajtura pas angazhimev­e të tyre europiane.

- Vetëm Arsenali (195) ka bërë më shumë goditje se Interi

(188) në pesë ligat më të mira europiane që nga fillimi i vitit 2023. Juventusi (171) është i pesti në këtë renditje speciale, gjithashtu pas Fiorentinë­s dhe Real Madridit. Bardhezinj­të kanë goditur 10 shtylla dhe traversa këtë vit kalendarik në Serinë A (6 në dy ndeshjet e fundit), një rekord në pesë kampionate­t kryesore europiane gjatë kësaj periudhe.

- Vetëm Lacio (26) ka shënuar më shumë gola nëpërmjet mesfushorë­ve se Juventusi (18) në Serinë A këtë sezon. Të dy golat e bardhezinj­ve kundër Interit në ndeshjen e parë erdhën nga mesfushorë­t Faxhioli e Rabio, ndërkohë që një sezon më parë torinezët shënuan vetëm 12 gola falë mesfushorë­ve.

- "San Siro" është stadiumi italian ku Dushan Vlahoviç ka luajtur më shumë ndeshje (5 në të gjitha kompeticio­net) dhe më shumë minuta (280) pa shënuar asnjëherë.

- Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë gola në shtëpi në Serinë A në vitin 2023 sesa Lautaro Martinez (4, si Rabiot dhe Osimhen). Megjithatë, argjentina­si ka shënuar vetëm 1 gol në 9 ndeshje të kampionati­t kundër Juventusit dhe ka mesatarish­t 1 gol çdo 586 minuta të luajtura kundër bardhezinj­ve, më keq se ndaj çdo kundërshta­ri tjetër në kampionat (përjashtua­r Kievon dhe Xhenoan, të cilave nuk u ka shënuar asnjëherë).

 ?? ?? Moment nga Juventus-inter, 2-0 e fazës së parë
Moment nga Juventus-inter, 2-0 e fazës së parë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania