Panorama Sport (Albania)

Zhgënjimi i Çelës: Jemi si kala prej rëre

-

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, beson se problemi kryesor është se skuadra e tij po fillon të demoralizo­het nga vendi i fundit në renditje. Ai theksoi se edhe ndaj Partizanit, ekipi pësoi gol në momentin më kritik dhe më pas u shpërbë.

DEMORALIZI­MI - “Si gjithmonë është e njëjta muzikë, një ekip i brishtë. Nuk kam pasur gjatë javës sinjale negative, ka pasur seriozitet, përkushtim, disiplinë e mirë. Çunat kanë dëshirë të punojnë e ringrihen, por e kam thënë që jemi një ekip i brishtë. Mjafton që një gabim të prishë çdo gjë që kemi ndërtuar. Edhe vendi i fundit po ndikon, se ata po marrin pikë në vazhdimësi”.

HUMBJA - “Pauza do të ndikojë se kemi shumë probleme dëmtimi, nëse vutë re kishim shumë lojtarë jashtë pozicionev­e. Më shumë më dhemb mënyra si erdhi humbja, e patë që jemi një ekip i brishtë, si një kala rëre, që vjen një dallgë dhe prishet”.

RINGRITJA - “Të dorëzuar nuk diskutohet që nuk jemi, se e kam në ADN që kurrë nuk dorëzohem, do të vazhdoj të punoj. Sot patëm qarkullim, patëm kontrollin e lojës dhe shkelëm disa herë në zonën e rrezikshme të kundërshta­rëve. Hasim probleme, se ekipi i Partizanit në hapësira të mëdha vë në pah cilësitë individual­e të lojtarëve të vet, që besoj se e patë që i zgjidhën shumë mirë. Edhe goli i parë ishte një pakujdesi jona, se nga hiçi erdhi dhe shënoi Cara. Shpresoj që ekipi të vazhdojë të mbajë atë besimin, se këtu varet gjithë fati i sezonit tonë. Nëse marrim maksimumin në këto dy ndeshje, do të futemi në ritëm tjetër në fazën e katërt”, tha Çela për “Oversport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania