Panorama Sport (Albania)

“Arratiset” Vora, ngjitja më pranë

Dy gola që në katër minutat e para në Tropojë, Magani, Prengaj dhe Raboshta bëjnë diferencën

- ABDULLA DUSHKU

Përmbysje fantastike e vorakëve ndaj Valbonës, tani shkëputen +5 pikë nga ndjekësit

Vora fiton me përm bysje në Tropojë dhe “arratiset” në krye të renditjes, duke qenë tashmë 5 pikë më tepër se ndjekësi më i afërt, Veleçiku, pas 15 ndeshjesh në grupin A. Në një atmosferë krejtësish­t festive dhe në praninë e rreth 2 mijë tifozëve është zhvilluar superndesh­ja Valbona-vora. Para se të niste takimi, në stadium u organizua një koncert me këngë e valle nga grupi folklorik “Dardania”, ndërsa mbajti një fjalim edhe kryebashki­aku Rexh Byberi. NDESHJA

Starti ishte i çmendur, me skuadrat që shënojnë dy herë pa kaluar ende katër minuta lojë. Valbona e nisi në mënyrën më të mirë, me Vilson Mziun, që shënoi një supergol pas goditjes nga 20 metra. Por, menjëherë më pas, Vora vendos ekuilibrin, teksa i lirë brenda zonës është sulmuesi Artur Magani që barazon. Në minutën e 16-të miqtë krijojnë një aksion të bukur nga krahu i djathtë dhe Raboshta në pozicion të vështirë, pason drejt Prengajt, që nuk fal përballë Haxhos. 1-2 dhe Vora është në festë, ndërsa vendësit nuk u besojnë syve që janë përmbysur kaq shpejt. Por, miqtë nuk mjaftohen me kaq, pasi Raboshta pengohet në zonë nga Sefgjinaj dhe gjyqtari Shahini akordon penallti. Nga pika e 11-metërshit godet vetë sulmuesi

dhe shënon golin e tretë, duke dërguar ekipet në pushim me shifrat 1-3. Në pjesën e dytë, tropojanët dominojnë lojën, por pa rezultat, pasi

mbrojtja e Vorës dhe portieri Arbër Jata nuk lejojnë prekjen e rrjetës. Gjithçka mbyllet me fitoren e Vorës, që po marshon drejt Kategorisë së Parë.

 ?? ?? Lojtarët e Vorës duke festuar me tifozët pas ndeshjes në Tropojë
Lojtarët e Vorës duke festuar me tifozët pas ndeshjes në Tropojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania