Panorama Sport (Albania)

Katër gola dhe 9 kartonë, por derbi nuk ka fitues

-

Pati katër gola, por jo fitues në derbin e Kavajës. Një ballafaqim i rrallë për Luzin 2008 dhe Besën, që detyruan tifozërinë të ndahet më dysh. Barazimi mund t’u lejojë skeptikëve të aludojnë për një “miqësore”. Por e kundërta ndodhi dhe në fushë ishte një luftë e vërtetë, që prodhoi plot 9 kartonë të verdhë. Të dyja e kërkuan fitoren deri në fund, ndonëse morën nga një pikë që nuk u interesoi. Besa gjen avantazhin pa kaluar akoma 3 minuta. Një pasim i gjatë nga mesfusha i Ramillit gjen Onuh, që kalon portierin dhe nuk fal për 0-1. Luzi për pak sa nuk barazon, por është shtylla që ia mohon golin Trenit në të 18-ën. Rastet nuk ndalen, por ato të fundit të kësaj pjese ishin më flagrantet. Onuh “qeth” shtyllën pingule dhe Dushaj vendos në provë reflekset e Dobjanit me atë predhë nga hyrja e zonës. Pjesa e dytë nis përsëri me Besën më kërkuese, por Onuh gjuan dobët. Luznjakët shtojnë sulmet dhe në të 58-ën shpërbehen, kur R.hoxha gjen rrjetën me kokë. Skuadra e Maganit nuk pajtohet me rezultatin dhe kërkon golin e dytë. E arrin atë pas një kombinimi në zonë mes Razës e E.hoxhës, kur ky i fundit shfrytëzon daljen e Matit dhe shënon diagonal në portën bosh. Falë edhe presionit të vendësve, Besa tërhiqet pas dhe në 4 minuta para fundit, në të 86-ën, e pësojnë. Treni ekzekuton me forcë një 11-metërsh në

lëvizje, duke barazuar shifrat. Vendësit tentojnë edhe në minutën e 4-t shtesë nga 7 të tilla të dhëna nga gjyqtari, kur lëshojnë një predhë të vërtetë, por përvoja e Dobjanit ndal një gol të sigurt dhe përmbysjen. FERIZ FERIZAJ

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania