Panorama Sport (Albania)

Korabin e nderon një penallti e kontestuar, acarohet Tërbuni

-

Një penallti e kontestuar në fund, nderon Korabin. Tërbuni doli duarbosh nga Peshkopia dhe mes protestave të mëdha për gjykimin e Laver Allës. Fillimisht pretendoni­n se nuk ishte 11-metërsh faulli ndaj Beshirajt dhe më pas kërkuan të përsëritej, pasi Selmani u fut në zonë pa u ekzekutuar. Ishte kjo “panorama” e kësaj sfide, që u dha trepikëshi­n vendësve dhe la në zonën “play out” miqtë. NDESHJA - Tërbuni ushtroi direkt presion, por pa gjetur kuadratin. Ndërsa Korabi po studionte kundërshta­rin dhe me kalimin e minutave gjen hapësirë për të sulmuar. Në të 20-ën është Beshiraj që shërben për Jotin, i cili godet dhe jashtë. Ka pretendime për një prekje të topit me dorë, por kryesori mendon ndryshe. Provon Mziu nga distanca me një goditje dënimi, por Vata kontrollon pa problem. Golin e kërkon edhe Xhebrahimi, i cili i afrohet jo pak, por Mehidri largon rrezikun me atë devijim. Minutat e mbetura të kësaj pjese nuk sollën asgjë të re. Fraksioni i dytë do të fliste për Korabin, që i afrohet disa herë portës dhe e kërcënon seriozisht. Kur kronometri shënonte të 82-ën minutë ndaj Beshirajt në zonë ka një ngritje take në dyluftim. Moment i dyshimtë, por gjyqtari drejton dorën nga pika e bardhë.

Futbollist­ët e Tërbunit dhe vetë stafi protestojn­ë te Laver Alla dhe delegati e vëzhguesi. Loja ndërpritet 6 minuta dhe nuk munguan as konfrontim­et mes lojtarëve. Si pasojë ndësh

kohen me të verdhë si Luis dhe Selmani në minutën e 88të. Penalltinë e ekzekuton Beshiraj që e kthen në gol. Në momentin që topi do të shkelmohej nga mesi i fushës, Ramazan Ndreu tërheq ekipin pranë pankinës dhe debaton me gjyqtarin. Ka tentativë për të lënë lojën, por më pas vazhdon normalisht. Në të 89-ën Keko vallëzon mes tre-katër lojtarëve kundërshta­rë dhe godet. Vata, edhe pse në kundërkohë, eviton një gol të sigurt. Pati 10 minuta shtesë në këtë ndeshje, por shifrat mbetën të njëjta. Tërbuni e kërkoi aq shumë barazimin, por Korabi diti ta mbronte fitoren. FATMIR ZHUZHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania