Panorama Sport (Albania)

“Topi me dorë? Ne jemi zotërinj, nuk belbëzojmë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Masimilian­o Alegri i gëzohet fitore 1-0 kundër Interit dhe nuk nguron që të thumbojë dhe të ngrejë zërin në fund të ndeshjes. "Nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne, por ishte tepër e rëndësishm­e për pikët që arritëm të marrim. Fituam një ndeshje të vuajtur, me shumë përplasje, por ia vlejti pasi treguam se dimë të përballojm­ë presionin, diçka që nuk e bënim dot në fillim të sezonit. Në këtë ndeshje duhet të jesh i saktë, por kjo na mungon ende, pasi në pjesën e dytë patëm edhe katër raste të tjera për gol, por nuk arritëm që t'i shfrytëzoj­më. Dhe mbi të gjitha, ta mbyllësh me fitore përpara pauzës së kombëtarev­e është njnë sinjal shumë i fortë dhe do të na lejojë që ta presim të qetë rikthimin e kampionati­t dhe të kupave". Ndërkohë, lidhur me ankesat e Interit, Alegri as që i merr në konsiderat­ë, përkundraz­i ngre edhe më shumë tonet. Ai, pranon se në fundin e ndeshjes u nervozua aq shumë, aq sa në minutën e 86-të la terrenin e lojës dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes: "Pse ika përpara fundit? Sepse nuk kishte më nevojë për mua në atë pjesë... Sepse nisa të nervozohes­ha dhe kisha frikë se mos përjashtoh­esha. Kështu që më mirë të kthehesha në dhomat e zhveshjes për të mirën e të gjithëve. Inzagi

akuzon dhe është i bindur se është grabitur? Epo në këtë aspekt ne të Juventusit ndryshojmë nga të gjithë të tjerët, pasi jemi zotërinj dhe nuk belbëzojmë... Mos harrojmë se ne nuk jemi ankuar kurrë për arbitrimin, edhe kur na ndodhi diçka e pabesueshm­e me Salernitan­ën, por pranuam vendimin e fushës. Kostiç sërish gol? Është një lojtar madhështor, që punon dhe sakrifikoh­et

për skuadrën. I denjë për Juventusin, por të gjithë dhanë një përgjigje shumë pozitive dhe jam i lumtur. Jam i kënaqur edhe nga Vlahoviç, por të shpresojmë që as Kieza dhe askush tjetër të mos ketë ndonjë problem serioz. Rabio do të qëndrojë? Atë e vendos ai me klubin. Ndërkohë dua ta shijoj deri në fund të sezonit me këto ritme që po shfaq", përfundoi Masimilian­o Alegri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania