Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVENTUSIT

-

SHEZNI 6 - Barela ngroh dorezat e tij në fillim, pastaj përgjigjet gjithmonë i pranishëm, edhe pse Interi në fund nuk e rrezikon më.

GATI 7 - U rikthye titullar pas dy muajsh dhe bën një superndesh­je. I vëmendshëm, nuk bën gabime dhe shpëton çdo krosim të ziklatërve.

BREMER 6.5 - Lautaro dhe Lukaku nuk godasin kurrë në portë, përkundraz­i luajnë shumë pak topa në zonën e rreptësisë bardhezi. Falë edhe braziliani­t, i palëkundsh­ëm dhe efektiv.

DANILO 6 - Edhe atij nuk ia bëjnë të vështirë në prapavijë. Dumfris thumbon, por nuk sulmon dhe braziliani e Bremer nuk gabojnë.

DE SHILJO 6 - Administri­m i zakonshëm përgjatë korsisë së djathtë, disa gabime, por i kujdesshëm në sulmet e Dimarkos, edhe pse nuk shfaqet shumë në ofensivë (nga 75' Kuadrado - pa notë).

FAXHIOLI 7 - I domosdoshë­m për mesfushën e Alegrit, luan tashmë si veteran, me shumë dinamizëm dhe shpirt konkurrues. Nuk e ndien peshën e ndeshjes, vrapon nga minuta e parë deri në minutën e fundit.

LOKATELI 6.5 - Menaxhon gjithë trafikun e mesfushës siç duhet dhe shkon edhe pranë golit në pjesën e dytë.

RABIO 7 - Ai dhe Kostiç janë lojtarët më në formë të Juventusit. Ndërton dhe shërben asistin për golin dhe është gjithmonë në qendër të aksioneve bardhezi.

KOSTIÇ 7 - I mungonte vetëm goli në një muaj me paraqitje të shkëlqyera dhe asiste. Kirurgjika­l në goditjen e golit dhe më pas performanc­a e zakonshme fantastike me sprinte dhe krosime.

SOULE 6 - Vetëm 20 vjeç, por duket pronar i "San Siro"-s. Bën mirë edhe pa top dhe është gjithmonë i pari që përpiqet të ndalë qarkullimi­n e Brozoviçit (nga 66' Kieza 6 - Hyri menjëherë në lojë, shumë xhiro në fushë të hapur, por më pas ndalet nga problemi fizik (nga 84' Paredes - pa notë)).

VLAHOVIÇ 6 - Protagonis­t në aksionin e golit të avantazhit, në një ndeshje sakrifice për qendërsulm­uesin serb. Betejë me De Vrajin dhe punë e shumtë në krah, por në fund e mbyll pa goditur asnjëherë portën e Onanës.

TRAJNERI ALEGRI 7 - E përgatit mirë ndeshjen duke goditur Interin me kundërsulm­e. E gjen golin, del mirë nga situatat e ndërlikuar­a dhe gjen një mbrojtje të padepërtue­shme. Të gjitha zgjedhjet ishin të drejta, një fitore me peshë dhe e merituar me shpresën e 19 prillit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania