Panorama Sport (Albania)

NOTAT BARCELONA

-

TER SHTEGEN 6 - Tri pritje, asnjë e komplikuar. Dhe është pa gabime në portë.

ARAUHO 5.5 - Fillimi është shokues. Menjëherë një tunel nga Vinicius dhe mbi të gjitha autogoli që i dha epërsinë Realit. Më pas i fitoi të gjitha duelet e tjera, por mbeti nervoz.

KUNDE 6.5 - Ai gjithmonë i ndien qëllimet e kundërshta­rëve paraprakis­ht dhe kështu ka kohë për të bllokuar përpjekjet e “Los Blancos”.

KRISTENSEN 6.5 – Ai shpëton Barçën që në pjesën e parë dhe po ashtu bëhet rreziku numër një për kundërshta­rët në goditjet standarde në ndihmë të sulmit, duke iu afruar në dy raste golit.

BALDE 6.5 – Barcelona luan më shumë në krahun e djathtë. Por ai u bë vendimtar në golin e dytë të Kesit, me asistin e tij. Për këtë meriton gjysmë note më shumë.

ROBERTO 7 – Ishte lëvizje surprizë e Ksavit në këtë takim, por që rezultoi mjaft e zgjuar nga tekniku katalanas. I vendosur në mesfushë për të bllokuar madrilenët, ai gjeti kohë dhe për sulmin, duke barazuar shifrat. Nga 77' KESI 7.5 - Me të drejtë lojtari i ndeshjes. Ai duhej ta niste titullar, por Ksavi e la në pankinë. Hyri në pjesën e dytë me atë dëshirën e çmendur për t’i vërtetuar trajnerit të tij se e kishte gabim dhe vendos “El Clasico”-n me golin më të rëndësishë­m të vitit.

BUSKETS 6.5 - Ai prek një mori topash dhe i administro­n ato me qetësinë e tij proverbial­e. Ai është feneri i mesfushës së Barcelonës.

DE JONG 7 - Ai është dirigjenti i lojës së Barcelonës. Dhe menaxhimi është një tipar që shërben si “bukë” kundër një blloku të ulët si Reali.

RAFINJA 7 - Ai është njeriu që përpiqet të marrë Barcelonën për dore. Nga minuta e 83-të Ferran Torres – pa notë. LEVANDOVSK­I 7 – Reali qëndron poshtë dhe kompakt, prandaj për Levën ka pak hapësira. Një gjysmë note më shumë e merr për nisjen e aksionit që solli golin e fitores.

GAVI 5 – Mikrofonat në anë nuk gënjejnë: “Gavi, bëj diçka!”, i bërtet Ksavi nga pankina në pjesën e dytë, sepse në fakt bën pak dhe humb pasime të shumta. Nga 90' ANSU FATI – pa notë. TRAJNERI KSAVI 6.5 –Barcelona është një skuadër që prodhon lojë, bën presing mirë, driblon shumë dhe mërzit Realin e Madridit. Me pak fjalë, është një ekip 4*4 dhe kjo është demonstrua­r edhe në “El Clàsico”. Ai ishte gati ta humbte, Kesi e bëri atë ta fitonte me meritë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania