Panorama Sport (Albania)

NOTAT E BAJERNIT

-

ZOMER 7.5-Asnjë mundësi në pritjen e penalltive të ekzekutuar­a mjeshtëris­ht nga Palasios. Goditjet ishin nga poshtë dhe të forta.

PAVAR 5.5-Shkaktari kryesor në 11-metërshin e parë. Eksperienc­a e francezit nuk shërbeu në evitimin e ndërhyrjes ndaj Adlit (nga minuta e 56’ Stanisiç 6-Asnjë ndikim në reparin difensiv në minutat e mbetura.

UPAMEKANO 5.5-Futbollist­i i luhatshëm në rendimet brenda lojës, arsyeja e penalltisë së dytë, e cila i dha fitoren Leverkusen­it.

DE LIGT 6.5-Nuk e pastron saktë zonën e tij nga rreziqet kundërshta­re. Gjithsesi avancimet e Matajs japin spunto ekipit.

KIMISH 6.5-Kontrolli i mesfushës është problem i thellë në skuadrën e Nagelsmani­t. Përveç golit, Joshua qëndroi në hije pjesën tjetër.

GORECKA 6-Forma e dobët e Leonit me Bajernin nuk është më çudi dhe takimet i fundit i dëshmoni qartë sesa pak impak gëzon tempi i tij në shërbim të grupit, inekzisten­t (nga minuta e 76-të Til-pa vlerësim). KANSELO 5-Pozita e anësorit nga krahu i djathtë thuajse nuk u pa kurrë si sinjal rreziku për skuadrën e Alonsos (nga minuta e 46-të Koman 6.5Konsidero­het me të drejtë si futbollist­i më aktiv nga miqtë në fraksion e së dytës, ndonëse veprimet nuk u konvertuan).

SANE 6- U nevojit minuta e 88të për të parë goditjet e para serioze.

DEJVIS 6.5-I jashtëzako­nshëm mund të përkufizoh­et nisja e vrullshme e lojës nga Alfonso Dejvis në korsinë e majtë, megjithatë me kalimin e minutave lodhja u diktua në formën fizike të kanadezit.

MYLER 5.5-Ndeshje për t’u harruar nga ana e Mylerit. Roli i udhëheqsit nuk u pa përgjatë minutazhit në dispozicio­n (nga minuta e 46-të Musiala 6.5Driblime fantastike në zona të ngusha, ndonëse pa efektivite­t).

MANE 4.5-Më i dobëti i sfidës, i përhumbur (nga minuta e 46-të). Gnabri 5.5-Raste të arta për të barazuar, megjithatë nuk ia doli).

NAGELSMAN 6-Zvendësime­t pa produktivi­tet në lojë dhe rezultate.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania