Panorama Sport (Albania)

“E tërheq ekipin nga gara, me Longon piva kafe”

“Troisi nuk ka ikur, por kam folur edhe me dy trajnerë”

- ERMAL SIKA

Nga penalltia te trajneri, rrëfehet Sinan Idrizi

Shpërthen Sinan Id rizi. Administra­tori e quan penalltinë të turpshme dhe paralajmër­oi se në këtë situatë është gati të tërheq ekipin nga gara. Gjatë një prononcimi të dhënë enkas për “Panorama Sport” ai tregon se Dinamo nuk i rrezikoi dhe këtë humbje nuk e pranon dot. “Kjo është katastrofë e madhe. Çfarë duan këta që të marrim pushkët ne? Hajde sillu dot si njeri me këta... Ça duan këta, e tërheq ekipin unë dhe luaj me Domosdovën. Kjo është sjellje rrugaçërie në mes të Vlorës. Dinamo nuk vajti njëherë në portë. Ç’është ajo penallti e dhënë?! Topi kthehet mbrapa... Të më rrahin, por në fushë ata. Më ka mundur Luzi, u kam dhënë dorën dhe i kam qerasur, më kanë mundur të tjerët, ashtu kam bërë. Por jo kështu. Të vijnë në Vlorë për të shkatërrua­r Flamurtari­n. Kjo është e qëllimshme. Hajde hidh gjithë atë investim me këta. Skandaloze, nuk ka ku të shkojë më”, shprehet fillimisht numri një i klubit vlonjat. Flet edhe për çështjen e stolit, që sot pritet të ketë ndryshime. Gjasat

janë që Marcelo Troisi të mos jetë më trajner i Flamurtari­t, por gjithsesi kjo do të vendoset vetëm pas takimit që të do të zhvillohet. Dje pas ndeshjes, ai ka pirë kafe edhe Diego Longon, që ka drejtuar Kukësin në elitë. Administra­tori nuk dëshiron që të nxitohet, ndaj vetëm sot do të vendos. “Në fakt unë piva një

kafe me Longon që erdhi në Vlorë për të parë ndeshjen. Fola me të, por jam duke folur edhe me dy trajner të tjerë. Janë opsione të hapura. Por gjithsesi nuk është konfirmuar largimi i Troisit. Ai ka bërë një punë të mrekullues­hme te Flamurtari. Nuk jam takuar me të, por do ta takoj nesër (sot)”, përfundon Idrizi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania