Panorama Sport (Albania)

Zhongo: Me Tiranën bëjmë kthesën e madhe

-

Kukësi e sheh sot Tiranën si "kamerdaren" e shpëtimit për t'i dhënë fund ecurisë pa fitore në kampionat dhe marrë pikët që do ta afrojnë me rivalët mbi ta. Blutë vijnë në këtë sfidë me një trajner të ri në pankinë, ndaj do të përpiqen ta nisin sa më mbarë. Për më tepër që luajnë në shtëpi e tyre dhe do të mundohen që ta shfrytëzoj­në në favorin e tyre. Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, verilindor­ët kanë dalë të mundur dhe pa pikë, por mendojnë se ka ardhur koha që kësaj here fitorja të anojë nga ana e tyre. ZHONGO - Për mbrojtësin Vasil Zhongo, të gjitha ndeshjet e mbetura, Kukësi do t'i trajnojë si finale dhe ndaj Tiranës hyjnë për të marrë maksimumin. Për "Panorama Sport" ai pohon se klima do të ndryshojë shpejt për Kukësin. "Kjo ndeshje, ashtu edhe të tjerat që pasojnë për ne janë si finale. Nuk shohim se cilin kundërshta­r kemi përballë, por do japim maksimumin tonë. Është shumë e vështirë kur çdo javë jep 100% dhe nuk shpërblehe­sh me pikë. Gjithsesi, po e menaxhojmë mirë dhe jam i sigurt se e gjithë kjo klimë do të ndryshojë së shpejti. Shpresoj shumë dhe kam besim se nesër (sot) do të kemi një kthesë në rezultate pozitive. Jam i sigurt se pas kësaj, gjithçka do të marrë rrjedhën e saj", u shpreh fillimisht 24-vjeçari i bluve, një nga futbollist­ët kryesorë të Kukësit të këtij sezoni.

OPTIMIZMI - Përpos situatës jo të mirë që po kalojnë në kampionat, ku janë në zonën që bien nga kategoria, në Kukës janë optimistë se do t'ia dalin të arrijnë mbijetesën, sepse përpara ka ende shumë javë kampionat. "Të gjithë ne në klub kemi vetëm një mendim dhe për këtë gjë punojmë çdo ditë. Kemi besim se skuadra do të shpëtohet. Detyra jonë është që të bëjmë më të mirën për t'ia arritur këtij qëllimi dhe në fund do t'ia dalim", u shpreh më tej autori i dy golave këtë edicion me Kukësin, i cili për asnjë moment nuk e ka humbur besimin se Kukësi do të jetë sërish pjesë e Superiores. Zhongo, ndalet pak edhe tek atmosfera që ka sjellë trajneri Emiljano Çela në skuadër, siç. "Në vetëm këto dy ditë mund të them se gjërat që shoh janë energjia pozitive dhe analiza taktike", mbylli prononcimi­n e tij për gazetën mbrojtësi i bluve. VLADIMIR MEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania