Panorama Sport (Albania)

Lautaro-vlahoviç, sfida brenda sfidës e “Derbit të Italisë” 11-SHI JUVENTIN

Interi me mesatare më të mirë, juventinët godasin fort

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Zikaltri shënon më shumë, serbi replikon me dopieta

Derbi i Italisë do të lu het mbi rrugën drejt titullit. Ndër të tjera, ndeshja e së dielës do të përfshijë edhe përpjekjet e Lautaro Martinezit dhe Dushan Vlahoviçit. Sa dhe kur shënojnë? Cili është bilanci i tyre në krahasim me sezonet e mëparshme? Dhe krahasimi me bomberët e tjerë? Ja të gjithë numrat e dy qendërsulm­uesve, që ishin gjithashtu vendimtarë në barazimin 1 me 1 në ndeshjen e parë...

LAUTI KUNDËR DV9 - Nisim sërish me ata, golashënue­sit e sfidës së kampionati­t. Takimi është mbrëmjen e së dielës në “San Siro”, kur Interi dhe Juventusi (të ndara me vetëm një pikë në renditje, por zikaltrit kanë një ndeshje më pak) do të luajnë për një pjesë të titullit në përballjen direkte. Në Torino, në fazën e parë përfundoi 11, të gjitha në 6 minuta goli dhe replikës mes Dushan Vlahoviçit dhe Lautaro Martinezit. I pari shënoi për avantazhin vendës, i dyti për barazimin

NUMRA YJESH - Ato shpërblejn­ë golashënue­sin më të mirë të kampionati­t, 19 gola, i cili i paraprin numrin 9 të Juventusit. Lautaro gjithashtu mund rivalin e tij për sa i përket mesatare të golave për minuta (një në çdo 84’) dhe pjesëmarrj­es në golat e ekipit (46%), por serbi është superior për sa i përket numrit total të golave të shënuar gjatë vitit 2024 (6 kundër 5).

OBJEKTIVI 100 GOLA - Lautaro i egër po ndjek kuotën 100. Aktualisht me 98 gola të shënuar në 192 paraqitje si zikaltër në Serie A. Megjithatë, duke marrë parasysh të gjitha garat, “demi” tashmë ka barazuar Mauro Ikardin në vendin e tetë në mesin e golashënue­sve më të mirë të të gjitha

kohërave të Interit.

DUSHAN NË SERINË A - Tre vjet më i ri se Lautaro, të lindur respektivi­sht në vitet 2000 dhe 1997, sulmuesi serb regjistron 74 gola në 160 ndeshje në kampionati­n italian. Rezultati mesatar në minutë? Pak inferior ndaj rivalit të tij (një çdo 146’ krahasuar me një në 131’ të kapitenit interist.)

DEMI S’DI TË NDALET - Kjo konfirmohe­t nga rezultatet e tij pas 21 javësh ( ai luajti një ndeshje më pak) në krahasim me sezonet e mëparshme të Interit, por ka shënuar deri më sot 19 herë në Serinë A teksa duhet të thuhet se kurrë nuk kishte pasur

një ritëm të tillë.

DOPIOSHIFË­R - Në këtë pikë të kampionati­t, Vlahoviç i është rikthyer tejkalimit të 10 golave, siç kishte ndodhur vetëm në sezonin e tij të fundit te Fiorentina. Që tani Dushani e ka përmirësua­r ecurinë e tij me Juven në krahasim me një vit më parë.

GOLA TË SHUMFISHTË - Duke mbetur në këtë kampionat, Lautaro preferohet për numrin më të madh të golave të shënuar në të njëjtën ndeshje. Nëse për sa i përket dopietave bilanci thotë 3 me 3 (por Dushani ka dy radhazi në 2024). Në mungesë të ndonjë tripletë golash, pokeri i Lautaros kundër Salernitan­ëss peshon shumë duke qenë se e realizoi i futur në fushë si zëvendësue­s dhe në vetëm 27 minuta. Duke marrë parasysh vetëm lojtarët që aktualisht luajnë në Serie A dhe me të paktën 50 paraqitje në turne, mesatarja e golave në minutë në karrierën e tij e sheh Lautaron në podium: një gol çdo 131 minuta, pas vetëm Osimhen (1 çdo 125’) dhe përpara Imobiles ( 1 çdo 133’). Në vendin e 6 është Vlahoviç ( një gol çdo 146 minuta) përpara shokut të tij të skuadrës Milik me 1 çdo 155’. Mëkat që polaku do të mungojë pasi do ta bënte derbin e Italisë më interesant. Aq më tepër që të dielën luhet mbi rrugën drejt titullit...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania