Panorama Sport (Albania)

Apolonia kthehet te suksesi pas 73 ditësh, “çan” Luzin me penallti

-

Pas plot 73 ditësh, Apolonia është rikthyer te fitorja e shumëdëshi­ruar në kampionat. Ndeshja e javës së 19-të mes Apolonisë dhe Luzit 2008 u mbyll me fitoren minimale, 1-0, në favor të fierakëve, sukses i cili u arrit në stadiumin “Loni Papuçiu”. Heroi i fierakëve rezultoi mesfushori Stefano Omeri, i cili ktheu në gol penalltinë e fituar nga sulmuesi Erald Maksuti në minutën 31. NDESHJA- Që në start, Apolonia është më dominuese në mesin e fushës dhe më e rrezikshme në sulm. Edhe miqtë që përpiqen të organizohe­n. Pas minutave të para të vrullshme, ritmi i lojës u ul ndjeshëm. Fierakët patën disa mundësi, por goli vjen vetëm në minutën e 31-të. Mesfushori

Shanaj hedh një top të gjatë pas krahëve të qendrës së mbrojtjes duke nxjerrë krejtësish­t të lirë sulmuesin Maksuti, por nga pas ndërhyn në mënyrë të gabuar mbrojtësi Burgaj. Shumë afër zonës kryesori Dyrmishi akordon 11-metërsh. Ekzekutimi­n e bën mesfushori

Omeri, i cili nuk gabon dhe Apolonia është në avantazh. Pavarësish­t golit, fierakët nuk u ndalën me sulmet e tyre Pjesa e parë u mbyll me golin e Omerit. Luzi ka një tjetër “marsh” dhe arrijnë të rrezikojnë seriozisht dy herë me sulmuesin Mandela. Apolonia zgjohet me vonesë

dhe pas minutës së 70-të del përpara. Në minutën e 84-t, janë miqtë ata që “flirtojnë” me golin. Mesfushori Laho ka hapësirë dhe pa humbur kohë asiston mjeshtëris­ht në krah për sulmuesin Treni. Ky i fundit, me një diagonale të bukur pranë zonës, gjen vetëm shtyllën. Minu

tat e mbetura nuk sollën asgjë të re, me fierakët që ishin më së shumti në administri­m të rezultatit. Nga ana tjetër miqtë thuajse të dorëzuar për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Kështu që Apolonia i falet 11-metërshit, të kthyer në gol nga mesfushori Omeri. HILMI SALIU

 ?? ?? Çast nga ndeshja Apolonia-luzi 2008
Çast nga ndeshja Apolonia-luzi 2008

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania