Panorama Sport (Albania)

Arsenali gjunjëzon Liverpulin, rihapet gara në Angli

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Arsenali arriti një fitore të madhe 3- 1 ndaj Liverpulit të mbetur me 10 vetë, ndërsa "Emirates Stadium" u bë skena e një përballje titanësh në ndeshjen e fundit të së dielës për javën e 23- të. "Topçinjtë" rihapin edhe garën për titull me fitoren ndaj kryesuesve. Skuadra e Mikel Artetës dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, por i dhuroi Liverpulit një shans për të mbetur në lojë kur një rrëmujë në zonën e tyre solli autogolin e Gabriel Megalhaesh­it, i cili devijoi në rrjetën e tij topin duke barazuar golin e Bukajo Sakës. Arsenali e dinte se një humbje ishte e paimagjinu­eshme, sepse do t'i nxirrte ata nga gara me - 8 pikë të mundshme nga Liverpuli. Dhe një dorë në misionin e tyre ia dha edhe portieri Alison, i cili bëri dy gafa te golat e radhës së vendësve. Ishin dy gabime të miqve ato që i dhuruan golat londinezëv­e. Ndërsa Liverpuli që pësoi vetëm humbjen e dytë në kampionat këtë sezon, pësoi disfatën e parë që prej asaj kundër Totenhemit, në fund të shtatorit. Arsenali u shpërblye për nisjen e vrullshme kur Bukajo Saka u zhbllokua në minutën e 14-të, duke kthyer në rrjetë një top të pritur nga Alisoni pas goditjes së Havercit. Por pas autogolit të Gabrielit, Liverpuli e nisi pjesën e dytë më bindës, duke rrezikuar dy herë me Mek Alisterin. Gjithsesi, një keqkuptim

mes Alisonit dhe Van Dajkut në minutën e 67-të riktheu Arsenalin në avantazh. Portieri doli nga porta dhe i lejoi Martinelit të shënonte me portën e boshatisur. Liverpuli e pa veten në vështirësi më të mëdha kur Konate u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë

për një faull ndaj Havercit në 88', ndërkohë që Alison gaboi sërish në shtesë, duke i lejuar Trosardit të shënonte edhe golin e tretë. Skuadra e Klopit dorëzohet pas 15 ndeshjesh në Premier Ligë dhe tani gara është më e hapur se kurrë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania